Ndeshja Shqipëri-Norvegji, kryeministri takon lojtarët e kombëtares
Duke qënë që ndeshja me Novegjinë është shumë e rëndësishme për kombëtaren shqiptare në kuadër të Botërorit “Brazil 2014″, kryeministri Berisha ka vendosur t`u japë përpara ndeshjes mbështetjen e tij futbollistëve të kombëtares.Kreu i qeverisë pritet të takohet sot me lojtarët dhe stafin e e kombëtares shqiptare për t`i uruar atyre suksese në ndeshjen e së premtes me Norvegjinë.Duke qenë në kohë fushate, por edhe rëndësia që ka marrë ndeshja me Norvegjinë, ku të gjithë duan të jenë prezentë, shumë politikanë duan ta shfrytëzojnë në maksimum këtë sfidë, pse jo, duke lëshuar batuta dhe sloganet e tyre.Pritet që në stadium të premten të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili, edhe për fitoren në Oslo përshëndeti i pari golin e Salihit.Për këtë ndeshje Qeveria Shqiptare ka vënë një premio ekstra, por vetëm në rast fitoreje, ndërkohë që Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, do të japë superpremio vetëm nëse Shqipëria arrin të kualifikohet në Botëror.