Të ngujuarit nuk do votojnë, 15 mijë persona nuk ushtrojnë të drejtën e votës
Teksa na ndajnë vetëm tre javë nga dita e zgjedhjeve të 23 qershorit, gjakmarrja duket se do të privojë rreth 15 mijë persona nga e drejta për të votuar. Alarmi për këtë problem jepet nga kreu i Pajtimit Mbarëkombëtar të Gjaqeve ,Gjin Marku,i cili shprehet se ne të gjithë vendin rrezikojnë 5 mijë familje që për shkaqe të ndryshme janë të ngujuara.Këta persona sipas Markut kërkojnë të marrin pjesë në votime. Një kërkesë është bërë edhe KQZ për të siguruar kuti të lëvizshme,por kjo është kundërshtuar nga partitë politike. Sipas forcave politike kjo mund të kthehet në mundësi manipulimi, pasi kutitë nuk janë të sigurta në udhëtim.Ndërsa zgjidhja që ofron Komiteti i Pajtimit të Gjaqeve është koordinimi i i punës midis administratës zgjedhore, policisë së shtetit dhe misionarëve të pajtimit të cilët do të ndërhyjnë për te negociuar mes familjeve në gjak.