Imami me gratë në Belsh: Nuk mund t’i besohet një njeriu si Rama

Kreu i fushatës elektorale në qarkun e Elbasanit, Arben Imami, ka zhvilluar një takim me vajza dhe gra të qytetit të Belshit. Duke vlerësuar gruan si një faktor të rëndësishëm në jetë, si një emblemë të familjes, Imami e ka vënë theksin tek gruaja shqiptare në veçanti, duke ju referuar problemeve sociale, ekonomike dhe familjare që has ajo në jetën e përditshme."PD i ka konsideruar të gjithë njësoj njerëzit kudo që kanë qenë, nëna ka të drejtë për fëmijën e saj kudo që jeton ajo. Partia jonë në themel të ideve të saj ka pasur lirinë e personit, respektin dhe vlerësimin për personin njerëzor, dhe vetëm nëpërmjet këtij vlerësimi gruaja mund të duhet të gjejë vendin e saj në shoqërinë shqiptare familjen shqiptare e kudo” tha ai.Sipas Imamit kjo është një nga arsyet që gratë votojnë më shumë për PD. Duke u ndalur tek modeli Rama, Imami tha se nuk mund të kesh besim tek një njeri si Rama.“Ky është shqetësimi real që kemi ne politikanët. Edi Rama nuk e ndjen këtë shqetësim qoftë edhe kur lufton për të drejtat e shqiptarëve, nuk e ndjen këtë shqetësim, as tek banorët e zonave rurale, as PS, sepse ato janë njerëz të bllokut. Nëse ka një njeri që mendon dhe mund të bënte një program për bujqësinë siç ka bërë Sali Berisha nuk mund ta bënte as një njeri tjetër”theksoi Imami.