Halimi: Sot hyn në fuqi paketa penale. Garanci për qytetarët
Ministri i drejtësisë Eduard Halimi ka njoftuar sot hyrjen në fuqi të paketës penale të cilën e cilësoi si më të ashprën në këto 20 vite.Në një konferencë për shtyp, ministri Halimi theksoi se kjo paketë do të jetë një garanci për mbrojtjen e qytetarëve dhe për reduktimin e fenomenit të gjakmarrjes."Kushdo që do të ngrej dorë mbi policët dhe do të vrasë për gjakmarrje duhet ta dijë mirë se nuk do të ketë më një dënim më të ulët se 30 vjet burg deri në burgim të përjetshëm. Kushdo që do të ngrejë dorë mbi gruan duhet ta dijë mirë se do të ketë një dënim nga 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm dhe duhet ta kuptoj mirë se s`ka për të shpëtuar askush për të marrë një dënim më të ulët se ai që parashikon kodi penal, duke u përjashtuar nga çdo lloj lehtësie. Gjithashtu dhuna seksuale ndaj të miturve do të marrë 25 vjet burgim dhe për armëmbajtje pa leje s`do të ketë më dënime më të ulta se 7 vjet deri në 15 vjet burg" tha Halimi.Ministri i Drejtësisë theksoi se pavarësisht angazhimeve të tij në fushatën elektorale, stafi i tij po vijon punën me një grup ekspertësh të huaj për reformën në drejtësi.