Moisiu: KQZ s`duhet të jetë nën tutelën e politikës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2013, 13:13
Ish presidenti i republikës Alfred Moisiu bën apel për zgjedhje të ndershme në mënyrë që vendi të integrohet në Bashkimin Euripian.Në një takim publik me të rinjtë ish-kreu i shtetit deklaroi se KQZ është boshti për zgjedhje të lira dhe nuk duhet të jetë nën tutelën e politikës.Ish-presidenti Moisiu deklaroi se çelsi për të hapur derën për në Europë janë zgjedhjet me standarte.Në takimin e realizuar merrnin pjesë përfaqësues të ambasadës amerikane dhe të shoqërisë civile në vend. Synimi i këtij aktiviteti është edukimi i të rinjve për të drejtën e votës dhe moslejimin e votimit familjar.