Sondazhi: PS kryeson me 7% në rang kombëtar, në Fier merr 10 mandate kundrejt 6 të PD

Ku na ndajnë edhe 20 ditë nga mbajta e zgjedhjeve të përgjithshme dhe ku vëmendja e të gjithëve është e fokusuar se kush do të qeverisë në 4 vitet e ardhshme, "Ora News "dhe IPR Marketing rikthehen me sondazhin e tretë kombëtar dhe rajonal për qarkun e Fierit.Nëse shqiptarët do ti drejtoheshin kutive të votimit, në rang kombëtar koalicioni i majtë do të kryesonte 50 % kundrejt Aleancës së Djathtë e cila gëzon mbështetjen e 43 përqind të elektoratit. Vihet re një epërsi e së majtë me 7 pikë e cila ka ardhur duke u rritur krahasuar edhe me sondazhet e mëparshme. Si forca politike, Partia Socialiste kryeson me 40 përqind e ndërsa Partia Demokratike ndodhet 1.5 pikë më poshtë, me 38.5 përqind.Ka qenë vetë drejtori i IPR Marketing, Antonio Noto, i cili ka prezantuar gjetjet e sondimit dhe i është përgjigjur pyetjeve të drejtuar nga analistë në studio.LSI gjendet në kuotën e 6.3 përqind, ndërsa forcat e tjera të majta në total përbëjnë 3.5 përqind. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet merr 1.7 përqind e ndërsa partitë e tjera të Aleancës së Majtë grumbullojnë 2.7 përqind të votave.Fryma e Re Demokratike paraqitet me 3.7 përqind, Aleanca Kuq e Zi me 2 përqind, paritë e tjera me 1.3 përqind.Diferenca midis kampeve reflektohet edhe tek të dhënat për Qarkun e Fierit, ku koalicioni i majtë është bindshëm përpara me 17 pikë, duke udhëhequr me 56.7 përqind, kundrejt 39,3 përqind të votave qe merr koalicioni i djathtë. Përkthyer kjo në deputetë PS merr 9  mandate, PD 5, LSI 1 dhe PDIU 1, mandate.Sondazhi është zhvilluar nga datat 29 Maj deri në 1 Qershor dhe pjesë e tij janë bërë 1000 të persona në të gjithë shqipërinë dhe po kaq në qarkun e Fierit. Marzhi i gabimit luhatet në +, - 3.2 pëqind.“Ora News” dhe IPR Marketing do të rikthehen sërisht me një tjetër sondazh kombëtarë dhe rajonal në qarkun e Elbasanit vetëm disa ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 23 Qershorit si dhe ditën e zgjedhjeve do të zhvillohen 4 exit Poll, rajonalë dhe 1 kombëtar.

10 me 6 ndahen mandatet në qarkun e Fierit, mes dy koalicioneve në favor të së majtës udhëhequr nga Edi Rama.

Sipas të dhënave të këtij sondazhi PS merr 9 deputetë, ndërsa një tjetër mandat deputeti e merr LSI në favor të kesaj aleance. Ndërkaq koalicioni i Berishës merr 5 mandate deputeti nga PD dhe një nga PDIU.