Korçë, arrestohet 60-vjeçari, akuzohet për abuzim seksual me të mitur

Nje 60 vjeçar eshte arrestuar nga policia e Korçës, pasi dyshohet te kete ngacmuar seksualisht nje te mitur nga qytetit i Maliqit. Arrestimi i Vangjel Hoxhaj eshte bere pasi familjaret e nje te miture me iniciale E.D kane bere kallzim ne polici, se i moshuari ka ndjekur vajzen e tyre duke i thene fjale provokuese dhe banale. Por sipas deshmive qe policia ka marre tek banoret e zones rezulton se nuk ka qene hera e pare qe 60-vjeçari kryente keto veprime.Bashkeshortja e tij, Burbuqe Hoxhaj, jashte kameres eshte shprehur se per sjelljet e 60-vjeçarit në rrugë jo pak here kane ardhur ankesa, nderkohe qe krejt e kunderta ndodhte me sjelljen dhe qendrimin e tij brenda ne shtepi,ku nga te afermit e tij ai cilesohet si nje bashkeshort i mire.Ne rrefimin e saj jashte kameras, Burbuqja ka vijuar se i dyshuari para tri vitesh ka pesuar nje aksident automobilistik dhe kjo gje mund ti kete shkaktuar trauma 60- vjecarit. Sipas hetimeve te policise Vangjel Hoxhaj dyshohet te kete ngacmuar edhe dy te mitur te tjere me iniciale.O.ZH 8 vjec dhe M.ZH 13 vjec.