Rama sot në Korçë, takime për ekonominë e punësimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2013, 08:28
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama do të zhvillojë sot takime elektorale në qarkun e Korçës.Në një mesazh të publikuar në rrjetin social “Twitter” Rama thekson se do të bisedojë me qytetarët për ekonominë, punësimin dhe për Rilindjen shqiptare.“Sot në Maliq, Vreshtas, Liqenas, Ersekë dhe Korçë qytet, për të folur për ekonominë, punësimin, biznesin e vogël dhe Shqipërinë që duam. RILINDJE” shkruan Rama.