Rama në Maliq:Berisha po e çon vendin drejt humnerës

Partia Socialiste ka prezantuar sot në Maliq kandidatët për deputetë të qarkut të Korçës.Në fjalën e tij, kryesocialisti Edi Rama theksoi se kryeministri ulërin pas 8 vjetësh në pushtet pasi puna që ka bërë gjatë këtyre viteve pasi flet keq për të.Sipas tij, këto tetë vjet varfëruan këdo që jeton me punë të ndershme. “Këto 8 vjet që Shqipëria hyri në rrugën e një rrënimi të pandalshëm, që varfëroi çdo njeri që jeton me punë të ndershme. Ai thotë unë kam rritur rrogat, po, por sa janë rritur çmimet. Vertetë që mësuesit e infermierët marrin shumë lekë, por çfarë blejne me ato lekë. Kjo është një ato hiletë e mëdha të kësaj kohe të vështirë kur shqiptarëve janë vënë në rreshtat e gjatë të borxheve” tha Rama.Kreu i PS-së theksoi se gjendja ekonomike e shqiptarëve është tejet e rëndë dhe se me ardhjen në pushtet do të ulen taksat për 95 për qind të shqiptarëve me qëllim përmirësimin  e jetës së tyre."Kryeministri shpif kur flet për premtimet tona për heqjen e TVSH-së. Ne nuk kemi thënë asnjë moment se do të heqim TVSH-në për mishin, por kemi thënë që do të heqim taksën për bukën, qumështin, vajin, miellin dhe vezën, pesë produktet bazë që qytetarët mund të mbajnë frymën gjallë. Nuk mund të paguajnë më shqiptarët për ushqimet bazë. Kjo nuk ndodh as në vendet më të zhvilluara, por ndodh vetëm në këtë Shqipërinë e rrënuar nga Berisha", tha Rama duke theksuar se  se Shqipëria ka në timon një drejtues që po e çon drejt humnerës.Rama tha se mungesa e ndërhyrjeve me kanale kulluese ka bërë që fusha e Maliqit të rrezikojë sërish kthimin në kënetë.“Kemi gjyshin me antiplumb që tregon përalla. E këtu në Maliq kemi përrallën e Kënetës, që ka filluar të nxjerrë prapë kurrizin, duke penguar bukën e gojës, duke mbuluar fushën. Por kjo është një situatë e krijuar nga një qeverisje që ju ka lënë pas dore. Kjo ndodh kur vendi udhëhiqet dhe qorra dhe shurdhër që nuk kanë vesh të dëgjojnë popullin e tyre, që nuk kanë sy të shikojnë hallet e qytetarëve të tyre. Dhe aty atdheu fillon humbet çdo ditë. Siç ka humbur në këto 8 vite mundësi, bukuri, potenciale, shpresa dhe ëndrra” tha Rama.Duke iu referuar deklaratave të përsëritura të kryeministrit Berisha PD-ja bëri të mundur anëtarësimin në NATO, Rama theksoi se shqiptarët e merituan NATO-n.“Shqipërinë në NATO nuk e futi Berisha, por atë e merituan vetë shqiptarët. Me NATO-n ke bërë njëherë një fushatë në vitin 2009, mos e bëj sërish” tha Rama.Sipas Ramës, në 23 qershor shqiptarët do të ndëshkojnë me votë qeverinë. “23 qershori është dita e çdo shqiptari që do të jetojë me punën e tij të ndershme, e çdo shqiptari që është dakort që kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë. E çdo shqiptari që me familjen e tij ka hapur një dyqan që punon dy turne për të ushqyer familjen dhe sot ka mundësinë që duke mbështetur me votë programin tonë të rilindhes ta heqim taksën e biznesit të vogël dhe të vulos taksimin e ndershëm në këtë vend. E çdo shqiptari që është prind dhe ka detyrimin që ta harroj çfarë tesere ka dhe ta ndëshkoj qeverinë që ata që i gjeti me abetare i nxorri 85 përqind analfabet” tha Rama.