Këshilli i Lartë i Drejtësisë miraton Gjin Gjonin si anëtar

Këshilli Lartë i Drejtësisë ka miratuar sot Gjin Gjonin si anëtarin më të ri të saj.Në mbledhjen e sotme, e cila u drejtua nga kreu i shtetit Bujar Nishani u vlerësua si i ligjshëm emërimi i Gjin Gjonit në postin e anëtarit të KLD-së.Këshilli Lartë i Drejtësisë e miratoi emërimin e Gjonit si anëtar të këtij Këshilli me votë unanime.Gjin Gjoni u votua disa ditë më parë nga konferenca gjyqësore ndërsa zëvendëson gjyqtarin Arben Broci, i cili tashmë është pjesë e Gjykatës së Lartë.