Ndeshja Shqipëri-Norvegji, Kryeministri takon lojtarët e kombëtares

Duke qënë që ndeshja me Novegjinë është shumë e rëndësishme për kombëtaren shqiptare në kuadër të Botërorit “Brazil 2014″, kryeministri Berisha ka vendosur t`u japë përpara ndeshjes mbështetjen e tij futbollistëve të kombëtares.Kreu i qeverisë është takuar sot me lojtarët dhe stafin e e kombëtares shqiptare të cilëve iu ka uruar atyre suksese në ndeshjen e së premtes me Norvegjinë."Ju përshëndes shumë përzemërsisht, përshëndes trajneri që ka arritur të udhëheqë ekipin drejt niveleve më të larta. Në këtë kampionat jeni afër një moment shumë të rëndësishëm dhe ju falenderoj për të gjitha rezultatet e arritura sepse keni shkëlqyer. Do të gëzohem shumë që të shkojmë në Brazil dhe e vërteta është se nuk jemi larg kësaj.  Ju garantoj që do përpiqemi tju mbështesim edhe më shumë dhe ju e meritoni plotësisht sepse ju keni dëshmuar talent, shkallë të madhe përgatitje. Unë nuk jam shumë shikues sepse e lë për kulmet. Kur pash spanjollët pash qiellin por kur pash gjermanët pash që kishin arritur në shumë se qiellin. Ju siguroj që qeveria do të ketë një premio por ju uroj fitore. Sytë e shqiptarëve kudo që janë, ndodhen në stadium atë ditë dhe ata kërkojnë fitore” tha Berisha.Kryeministri më pas deklaroi se do të jetë i pranishëm në stadium për ta ndjekur nga afër ndeshjen e kombëtares sonë kundër Norvegjisë.

Ndërsa futbollisti i kombëtares shqiptare Ervin Bulku i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit në ndeshjen me Norvegjinë premtoi se lojtarët do të bëjnë maksimumin për të fituar.

Ndërsa trajneri i kombëtares shqiptare De Biassi u shpreh se është emocionuese që kombëtarja shqiptare ndodhet në një stad të tillë por kërkoi nga lojtarët të jenë me këmbë në tokë.Duke qenë në kohë fushate, por edhe rëndësia që ka marrë ndeshja me Norvegjinë, ku të gjithë duan të jenë prezentë, shumë politikanë duan ta shfrytëzojnë në maksimum këtë sfidë, pse jo, duke lëshuar batuta dhe sloganet e tyre.