Mëhilli denoncon një incident në Fier, Irasaj: Nuk mbulohet paniku me gjethe fiku

Zëdhënësja e kryeministrit Erla Mëhilli ka denconcuar sot një incident të ndodhur gjatë rrugës për në Fier.Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, Mëhilli thekson se një makinë ka tentuar ta nxjerrë nga rruga automjetin me të cilin ajo udhëtonte për këtë ajo ka akuzuar deputetin e PS-së Arben Isaraj.“Rrugës për në Fier, në autostradë, një makinë, me vetëdije të plotë, pasi na u afrua dhe pa kush ishte në makinën tonë, tentoi të na nxirrte nga rruga makinën ku udhëtoj unë dhe zyra e shtypit. Policia e ndalon në dalje të Fierit dhe kush ishte? Deputeti i Partisë Socialiste Arben Isarai" shkruan Mëhilli.Deputeti i PS-së Arben Isaraj ka reaguar pas akuzës së zëdhënëses se kryeministrit, Mëhilli se ai kishte tentuar t'i nxjrrte jashtë rruge me makinë."Shpifjet dhe paniku po shoqërojne të gjithë fushatën elektorale të qeverisë që po ikën. Zëdhënësja e Kryeministrit ka shpikur sot një skenar halucinant aksidenti, sipas të cilit, unë i jam vënë pas në rolin e "kamikazit", për ta "asgjesuar" fizikisht dhe për të "rrëmbyer' fjalimin e Roskovecit. Sindroma e shefit të blinduar duket se ka prekur edhe cupëzën me fantazi të shfrenuar. Sinjali majtas, është sinjali i parakalimit. Sinjali djathtas, është sinjali i hapjes së krahut dhe uljes së shpejtësisë. Zoti ju ruajtë e ju shpëtoftë nga sindroma e parakalimit të shpejtë politik" ka shkruar deputeti në Facebook.