PD prezanton himnin për fushatën, Elita 5 sjell “ Ne jemi ndryshimi”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2013, 22:52
“Ne jemi ndryshimi” është himni që do shoqërojë pjesën e mbetur të fushatës elektorale të Partisë Demokratike për garën e 23 qershorit. Grupi i famshëm kosovar Elita 5 mban sërish firmën, pas himnit“ Shqipëria po ndryshon” e zgjedhjeve lokale të 2011.Kryeministri Berisha zgjodhi ta lancojë himnin e fushatës mbrëmjen e së hënës, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Paskuqan.