Shqipëria rrezikon vizat? Raporti i KE: Shqiptarët kryesojnë listën e azilkërkuesve
Shqipëria kryeson listën në kërkesat për azil në zonën Shengen! Raporti i Komisionit Europian ka treguar një rritje drastike të azilkërkueseve nga Shqipëria, duke e renditur vendin tone te parin ne listë.Sipas raportit rreth 74% të personave nga Shqipëria kanë kërkuar azil nga 5 vënde të Shengenit si Gjermania, Suedia ,Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.Numri i kërkesave për azil nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në pesë shtete të Bashkimit Europian dhe të Shengenit ka pësuar një ulje me 44% në janar të 2013, krahasuar me të njëjtin muaj të 2012-ës.Gjithashtu një rritje ka pasur dhe nga azilkërkuesit nga Bosnje Hercegovina me 51 %. Rënie kanë shënuar Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.Sipas këtij raporti të publikuar të hënën nga Komisioni Europian destinacionet kryesore vazhdojnë të jetë Gjermania, ndërsa ndiqet nga Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu. Raporti i Komisionit Europian ka matur fluksin e azilkërkuesve për periudhën nga 31 dhjetori 2012 deri në 3 shkurt 2013.Vetëm disa ditë më parë Komisioni Europian pas një debati dy vjecar ka vendosur se duhen reforma te reja për lirine e e lëvizjes në Evropë. Reformat e reja vendosin se shtete në të ardhmen do të ketë më shumë mundësi të kontrollojnë kufijtë e tyre.Por reformat nuk i lejojnë vendeve të Shengenit të drejtën për të mbyllur arbitrarisht kufijtë. Shkak për ndryshimin e rregullave të Shengenit në vitin 2011 ka qenë pranvera arabe, ku mijëra refugjatë nga Afrika e Veriut erdhën në BE.