Gaiani apelon për zgjedhje të lira: Palët duhet të pranojnë verdiktin e votës popullore

Shqipëria duhet të zhvillojë zgjedhje me standarde dhe humbësi duhet të pranojë rezultatin.Ka qenë ky apeli i drejpërdrejtë i ambasadorit të Italisë në vendin, tonë Massimo Gaiani. Ambasadori tha se Italia prêt që vendi ynë të mbajë zgjedhje të lira e demokratike dhe kërkoi dënimin e çdo akti dhune gjatë proçesit elektoral. Por më e rëndësishmja sipas tij, është pranimi i verdiktit të votës popullore nga palët.“Vëmendja e Shqipërisë është e perqendruar në zgjedhjet e 23 qershorit . Urojmë që proçesi elektoral të kryhet në një klimë të qete, në respekt të rregullave të përcaktuara nga parlamenti shqiptar dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Çdo akt dhune që mund të ndodhë gjatë proçesit duhet denuar. Është dëshira jonë që të forcohe besimi i shtetasve në këtë mjet themelor të demokracisë, duke bërë të mundur pjesmarrjen sa më të gjerë në zgjedhje të votuesve.Thelbësore do jetë pranimi i rezultatit nga të gjitha forcat politike” tha ai.Deklaratat Massimo Gaiani i lëshoi në ceremonine organizuar nga Ambasada italiane në Tiranë me rastin e festës kombëtare të shtetit italian, pasi 2 qershori 1946 shënon lindjen e Republika Italiane.I pranishëm në këtë eventimet të veçantë ishte Presidenti i Repblikës Bujar Nishani, ministra, deputetë përfaqësues të trupit diplomatik si edhe personalitete te tjera të larta, të cilët vlerësuan marrëdheniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë.