“Slava Ukraini!”/ Kryetarja e Kuvendit, mesazh mbështetjeje në 1-vjetorin e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2023, 10:19
Në njëvjetorin e agresionit rus në Ukrainë, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka përcjellë një mesazh në mbështjeje të popullit ukrainas.
“Një vit pas sulmit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, Shqipëria vijon të mbështesë fuqimisht luftën e drejtë të Ukrainës për të mbrojtur lirinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale.
Me Rezolutën e Kuvendit, mbështetjen financiare, humanitare dhe ushtarake si vend anëtar i NATO-s, pritjen e të shpërngulurve dhe kontributin si bashkëpenëmbajtëse me ShBA në KS të OKB dhe unifikimin e qëndrimeve me BE, jemi në krye të përpjekjeve të botës së qytetëruar për mbrojtjen e një vendi sovran.
Slava Ukraini!”, shkruan në mesazhin e saj kryeparlamentarja Lindita Nikolla.


