Meta takimet me strukturat në Elbasan, i pranishëm me të edhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2023, 17:51
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është duke zhvilluar një takim me strukturat e partisë së tij në qytetin e Elbasanit.
Ndërkohë, përpos Metës, në këtë takim është vënë re edhe prania e Edmond Haxhinastos dhe deputetit demokrat Luçiano Boçi.
Meta: Po bënim debat me disa miq të mi gazetar, pasi unë jam i dhënë pas sporti, pasi kam qenë dhe komentator sporti, Elbasani ishte ekip i shkëlqyer. Mbaj mend dhe ekipin e famshëm që e nxori kampion Elbasanin.
Sot njerëzit thonë shyqyr që u bë tuneli që t’i iknin krismat, pasi këtu mbizotërojnë bandat e krimit, që i paguajnë njerëzit. Sa shkelje janë bërë me rrugët. Do ishin bërë aq shumë rrugë, sa të kalonim me urë dhe mbi La Manche.

Boçi në selinë e PL-së Elbasan

