Hysa: Kemi pasur besim tek SPAK-u, por peshqit e mëdhenj janë jashtë rrjetës së drejtësisë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Dafina Hysa, gazetare u shpreh se e gjithë vëmendja e publikut ka qenë tek reforma në drejtësi.

Ajo tha se ka pasur më shumë pritshmëri tek SPAK, por në fakt është marrë edhe me çështje të dorës së dytë dhe peshqit e mëdhenj janë jashtë rrjetës.  

Hysa: E gjithë vëmendja e publikut ka qenë tek reforma në drejtësi, dhe krijimin e SPAK. të gjithë kishin pritshmëri për rikthimin e besimit tek këto institucione.

Ne kemi pasur më shumë pritshmëri tek SPAK, por në fakt është marrë edhe me çështje të dorës së dytë dhe peshqit e mëdhenj janë jashtë rrjetës.  Ndërkohë që SPAK akoma është në kohë për të treguar nëse do të bëhet drejtësi apo jo.