Gjykata e Elbasanit zgjat afatin e paraburgimit për rusen e arrestuar për spiunazh
Gjykata e Elbasanit ka pranuar këtë të premte këkesën e prokurorisë për zgjatjen e masës së sigurisë arrest në burg të ruses e cila është e arrestur për spiunazh Svetlana Timofeeva. Në seancën e zhvilluar në Elbasan mbrojtja kundershtoi kërkesën duke thënë se kanë kaluar afatet e paraburgimit dhe Timofeeva duhet te ishte liruar nga burgu, porn je gje e tille nuk u pranua nga gjykatesja.
Svetlana Timofeeva e arrestuar në Gushtin e 2022 në Uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh, dhe e akuzuar për spiunzh doli të premten përpara trupës gjykuese pasi prej ditësh ka mbaruar afati i masës së sigurisë arrest në burg.
Prokuroria kërkoj shtyrjen e masës së sigurisë, ndërsa Pala mbrojtëse kërkoj lirimin e menjëhershëm ëpr shkak të tejkalimit të afateve ligjore.
Pasi dëgjoj palët për disa orë, gjyqtarja Matilda Fetahu vendosi që Svetlana Timofeevës ti vazhdohet masa e sigurisë “arrest në burg’.
Jashtë sallës së gjyqit, Avokati Sajmir Vishaj tha se vendimi ishte në shkelje të plotë të ligjit
"Sot Gjykata vendosi zgjatjen e afatit të paraburgimit. Po mbahen tre të huaj pa të drejtë. Afati ka mbaruar që në 20 shkurt. Kjo tregon mjerë ata që po gjykohen sot," tha avokati.
Pala mbrojtëse kërkoj gjithshtu edhe përjashtimin e gjyqtares por edhe një gjë e tillë u refuzua.
Rusja Svetlana Timofeeva së bashku me rusin tjetër Mikhail Zorin dhe shtetasin ukrainas Fedis Alpatov u arrestuan në gusht në vitit 2022 ndërsa akuzohen për veprat penale Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.
Ndaj Svetlana Timofeeva është duke u zhvilluar edhe një process tjetër gjyqësor në vendin tonë që lidhet me kërkesen e Rusisë për ekstradim, pasi ajo është e shpallur në kërkim edhe ne Rusi për veprën penale të spiunazhit
