1 vjetori i pushtimit rus, Rama mesazh nga Hiroshima: Turp ai që luan me bomba atomike si të ishin kukulla
Kryeministri Rama ka kujtuar sot 1 vjetorin e pushtimit rus në Ukrainë me një video nga Hiroshima.
"Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh por ja ku jemi sot, 1 vit rezistencë, arritje, nën lidershipin guximtar të presidentit Zelensky.
Me mbështetjen e botës demokratike dhe tanimë është e qartë se e gjithë Rusia nuk mund ta fitojë luftën. Ja ku jemi këtu, dëshiroj të shtoj që kam nderin ta bëj këtë mesazh këtu nga Hiroshima pas një momenti të gjatë dhe jashtëzakonisht të veçantë nderimi në memorialin e të zhdukurve nga goditja e bombës atomike dhe pastaj në muzeun e tmerreve të bombës atomike.
Shtoj që të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla është vërtet një turp i civilizimit tonë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën, aleancën e të gjitha vendeve demokratike dhe mbi të gjitha vendosmërinë e secilit që ka respekt për lirinë, vlerat e demokracisë në mënyrë që e shkuara të mbetet e shkuar dhe çdo përpjekje të dështojë”, tha Rama.
Shqipëria ishte ndër vendet e para në Botë që u rendit në krah të Ukrainës pas agresionit Rus.
Kryeministrat shqiptarë Edi Rama dhe Dritan Abazovic ndër liderët e parë që u takuan me Presidentin Ukrainas nën kërcënimin e sulmeve.
Që në Shkurt të të vitit të kaluar vendi ynë I është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj ndaj individëve dhe subjekteve të ndryshme ruse.
Drejt Ukrainës janë dërguar ndihma me vlerë 1 milion euro në Ukrainë, sasi municionesh dhe armësh.
Një rol të rëndësishëm Shqipëria e ka luajtuar edhe në Këshillin e Sigurimit si anëtare jo e përhershëm, duke qenë bashkëpenëmbajtëse me SHBA-në në çështjen e Ukrainës.
12 janari shenoi 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës dhe qeveria vendosi hapjen e Ambasadës Shqiptare në Kiev