Gjokutaj: Korrupsioni galopant, opozita ka një rrugë, qëndresë e protesta
Avokati, Genc Gjokutaj në një intervistë për Ora News me gazetaren Anila Zyberaj tha se "Situata e Parlamentit është fundi i një historie 10 vjeçare".
Sipas tij "Ky skenar zhvillohet në kushtet e një korrupsioni galopant".
Genc Gjokutaj: Situata e Parlamentit është fundi i një historie 10 vjeçare themelore të njeriut në tentativën dhe realizimin me sukses të kapjes së pushteteve, legjislativ, gjyqësor, kapjen e mediave dhe ajo për të cilën revoltohet opozita është maja e asbergut. Vetë popullsia po ndjen varfërimin, mohimin e të drejtave, fenomene që godasin çdo shtresë të popullsisë. Ky skenar zhvillohet në kushtet e një korrupsioni galopant.
A po ndjek opozita rrugën e duhur?
Genc Gjokutaj: Në gjithë botën opozita ka një rrugë. Të jesh gardian i demokracisë të respektosh votën e sovranit rruga është një qëndresë dhe protestë.
Procesi gjyqësor që do të zhvillohet më 3 mars për vulën e PD-së si e shikoni?
Genc Gjokutaj: Në datën 3 mars nuk gjykohët Partia Demokratike, gjykohet vetë gjykata për atë që ka realizuar në kundërshtim me ligjin të paktën përsa i përket afatit. Gjykaya e Apelit ka shkelur në mënyrë flagrante çdo lloj afati.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
