Kadilli: PD e ndarë në dy pjesë dhe duke parë nga e shkuara, e vetmja shpresë demokratët

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli u shpreh se në PD kanë hequr dorë nga gatishmëria për të parë të vërtetën.

Ai tha se u krijuar një iluzion ndryshimi me Bashës, por që nuk rezultoi i tillë, duke shtuar se tashmë partia është e ndarë në dy pjesë duke shikuar nga e shkuara.

Kadilli: Në PD kanë hequr dorë nga gatishmëria për të parë të vërtetën. Kjo e vërtetë nuk filloi në vitin 2021, por në vitin 2013. U krijua një iluzion me ekipin që formoi ai dhe rezultati shumë mi mirë që u mor në zgjedhjet lokale dhe na u krijua një iluzion për ndryshim, por në fakti nuk kishte ndryshim.

Këtë gjë e kemi vuajtur në zgjedhjet e fundit. Unë kam propozuar se si duhet kaluar kriza, por në kulmin e kësaj krize masivisht partia i ktheu sytë nga e shkuara. Sot është e carë në dy pjesë dhe këto dy pjesë duan që të dalin me propozime të së ardhmes. E vetmja shpresë është nëse demokratët mbështesin alternativat reale dhe me integritet.