Andoni: Ata që i shkojnë pas Berishës do t’ia bëjnë më keq se Basha, janë aty për karrierën e vet
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se PD ka braktisur ideologjinë e vet dhe ka shkuar tek e majta.
Ai tha se e shqetëson edhe enturazhit që është përreth Berishës, pasi ata do t’i bëjnë Berishës më keq se sa i bëri Basha sepse llogaritë i kanë me karrierën e vet.
Andoni: PD ka braktisur ideologjinë e vet dhe ka shkuar tek e majta. Sot nuk e përmendin fare se janë konservatorë dhe i lanë rrugët kauzat e veta si pronat dhe të përndjekurit, nuk ka se çfarë t’i japë më publikut dhe për mua kjo është kriza në këtë parti.
Në atë parti nuk duan që të dëgjojnë dhe të pranojnë realitetin. Ky është një formacion që nuk kupton se është në shekullin 21 dhe në dekadën e tretë. Më shqetëson edhe enturazhit që është përreth Berishës. Ato do t’i bëjnë Berishës më keq se sa i bëri Basha sepse llogaritë i kanë me karrierën e vet. PD po i bën një dhuratë të re PS-së në këtë rast.
