“Miratohen projektligjet pa deputetë”, debate gjatë votimit në parlament, Bardhi: S’ka kuorum
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi akuzoi kryetaren e parlamentit se ka shkelur rregulloren duke miratuar projektligjet pa kuorum. Nikolla e hodhi poshtë ketë pretendim pasi prezenca u votua.
Debate në parlament nuk pati vetëm për përjashtimin e deputetëve opozitarë apo për ngritjen e komisionit hetimor për kryeministrin Rama por edhe për procedure e votimit.
Në fund të seancës plenare po miratoheshin pikat e rendit të ditës, çka solli edhe kundërshtim nga deputeti Gazment Bardhi, i cili u shpreh se po shkelet kushtetuta.
“Sipas kushtetutës dhe rregullores se Kuvendit, që një votim të quhet i vlefshëm duhet të marrin 50+1 anëtarë të këtij kuvendi. Ndërsa në votimin e parë morën pjesë 68 dhe 64 deputetë dhe ligjet nuk janë miratuar.”
Kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla tha se prezenca e deputetëve i përmbushte kriteret.
“Në fillim të votimi bëmë një votim për prezencën, dhe ne ishim 74 deputetë.”
Bardhi: Prezenca sipas rregullores dhe Kushtetutës vlerësohet para çdo votimi.
Për shkak të mosprezencës së deputetëve u shty votimi për dy pika të tjera të rendit të ditës, atë të raportit vjetor për integrimin evropian dhe zgjedhja e një anëtari të komisionit të konkurrencës.

