Baçi: Ky parlament nuk ka zgjidhje tjetër, duhet shpërbërë

Rreth 23 deputet deri më tani janë përjashtuar nga Parlamenti për një periudhë të caktuar kohore.

Luan Baçi deputet i PD-së në një intervistë për Ora News me gazetaren Anila Zyberaj tha se ky është një konflikt i mirëorganizuar nga maxhoranca.

Baçi tha se "ky parlament duhet shpërbërë, nuk duhet të funksionojë më, është parlament i Ramës dhe një grupi të tij që e mbajnë peng parlamentin".

Luan Baçi: Është një konflikt i detajuar dhe i mirëorganizuar nga maxhoranca, i çon deputetët e opozitës deri në atë pikë sa ti kërkojnë me forcë gjërat në parlament. Tani me përjashtimet nuk propozon më kryetarja e Kuvendit por vënë ushtarët e tyre deputet të maxhorancës dhe firmosin ato për përjashtimin e deputetëve të PD-së.  Ky parlament nuk ka zgjidhje tjetër, ky parlament duhet shpërbërë, nuk duhet të funksionojë më është parlament i Ramës dhe nëj grupi të tij që e mbajnë peng parlamentin.