Kadilli: Po të isha Rama do të kërkoja hetim për paratë ruse, se Basha mund të ishte bërë kryeministër
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli u shpreh se po të ishte Rama dhe të kishin dalë ato informacione në SHBA për lobim rus, do i kishte kërkuar vetë hetimet.
Ai tha se do të ishte interesuar si kryeministër nëse opozita merr para ruse, se nesër Basha mund të ishte bërë kryeministër dhe të hidhte në erë orientimin kombëtar perëndimor.
Kadilli: Po të isha Rama dhe të kishin dalë ato informacione në SHBA, do t’ia kisha kërkuar vetë hetimet dhe do të kisha thënë që jam krenar për këtë hetim për paratë ruse, se po përdoreshin kundër Shqipërisë. Amerikanët kanë hetuar për arsyet e tyre sepse Nik Muzin është amerikan. As këtu nuk është bërë hetim.
Unë do të isha interesuar si kryeministër nëse opozita merr para ruse, se nesër Basha mund të ishte bërë kryeministër dhe të hidhte në erë orientimin kombëtar perëndimor. Besoj se bisedat kanë qenë rrumpallë me Ramën.
