Kadilli: Opozita e ka nënshtruar humbjen tashmë, fajtorë për këtë janë liderat dhe ndjekësit në PD  

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli u shpreh se opozita në fazën ku ndodhet tashmë e ka nënshkruar humbjen.

Ai tha se asnjëra nga palët në PD nuk prodhojnë më dhe se askush nuk e di se çfarë po thotë Alibeaj këto ditët e fundit, ndërsa Berishën nuk thotë më gjëra të reja.

Kadilli: E kemi nënshtruar humbjen. Ne po përplasemi me vrap tek muri i humbjet dhe fajtorë janë liderat dhe ata që janë pas tyre. Ata nuk po prodhojnë më politikë. Askush nuk e di se çfarë po thotë dhe prodhon Alibeaj këto ditët e fundit, ndërsa Berishën e dimë, por nuk thotë gjë të re.

Mbi të gjitha reputacioni është në fund të këmbëve te të dyja grupimeve. Çdokush mundtë shkruaj një platformë, por varet a plotësohet dhe çohet nga A-ja tek Zh-ja. Këtë duhet ta marrin përsipër. Ata thonë se nëse nuk jemi me ta jemi tradhtarë dhe të shitur tek Rama. Nëse duan të fitojnë duhet edhe vota e atyre që u duken si tradhtarë.