Këlliçi takime te "21-dhjetori": Sa herë në këto 8 vjet e keni parë kryebashkiakun këtu?
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së 21- shit në kryeqytet.

Këlliçi është shprehur se në 8 vjet pamë nga bashkia vetëm një instalacion me dërrasa.
Lulishtja pa lule, me ca stola të sajuar por pa pemë, u kthye në shtesë lokali.

"Sot te 21-shi! Një ndër zonat më të ndotura të Tiranës, ku në 8 vjet pamë nga bashkia vetëm një instalacion me dërrasa.

Lulishtja pa lule, me ca stola të sajuar por pa pemë, u kthye në shtesë lokali. Shtesa nuk ua vrau sytë skifterave të lakrave dhe preshit në Policinë Bashkiake.

Morëm drejtimin perëndimor të Rrugës së Kavajës për t’u përshëndetur me bizneset e zonës dhe kalimtarët e rastit. Pyetja ime për ta dhe tani për ju që më ndiqni, është:

Sa herë në këto 8 vjet e keni parë kryebashkiakun të kalojë në lagjen tuaj", shprehet kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.