"Element të rinj do të shfaqen", Beqja: Çështja McGonigal do të ketë implikime më të thella

Mentor Beqja, analist në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se çështja McGonigal do të ketë implikime më të thella.

Beqja thotë se "Element të rinj do të shpërfaqen me kalimin e kohës".

Mentor Beqja: Nëse vërtetohet që kryeministri është i përfshirë në një aferë të ish zyrtarit të lartë të SHBA do të ishim në kushtet e skandalit më të madh në historinë e shtetit shqiptar. Element të rinj do të shpërfaqen me kalimin e kohës, mund të dalin të dhëna të reja. Ngjarja ka dimensione të rëndësishme, pasi zyrtari ka peshë sa i përket establishmentit të SHBA. Kryeministri e ka të vështirë të ketë komunikime normale me partnerët e vet. Bindja ime është që kjo çështje do të ketë implikime më të thella.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.