Zeka: Berisha dhe Meta kanë akuzuar njëri-tjetrin për vrasje, tani çohet dhe del me video erotike

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari dhe politikani Milaim Zeka u shpreh se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë akuzuar njëri-tjetrin për vrasje, për amoralitet.

Ai tha se këta e nxorën lakuriq Edi Ramën dhe nuk iu ndezi dhe se e kanë strategji politike për të nxjerrë video erotike akoma.

Zeka: Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë akuzuar njëri-tjetrin për vrasje, për amoralitet. Çohet Berisha dhe thotë se kanë video erotike me McGonigal. Këta e nxorën lakuriq Edi Ramën dhe nuk iu ndezi. Këta e kanë strategjinë për të nxjerrë video erotike akoma.

Nuk e kuptoj pse ka radhë mes dy vendeve tonë dhe nuk e kuptoj pse dy televizionet flasim me ne dhe ata. Në Kosovë ekziston një elitë që mendon dhe është shkolluar në serbi. Të gjithë integrimit e Shqipërisë ata i shohin me sytë e Beogradit. Ne integrimet e Shqipërisë i shohim përmes Tiranës.