Rama: Taksa e sheshtë, rrënuese. Berisha ta heqë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2012, 13:57
Kreu i PS-së, Edi Rama i ka bërë thirrje sotqeverisë, të heqë urgjentisht taksën e biznesit të vogël, duke theksuar se ajo është shkatërruese për motorin më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.Në një konferencë, Rama ka deklaruar se taksa ka trefishuar barrën mbi biznesin e vogël, duke sjellë pasoja rrënuese për të.“Duhet hequr urgjent taksa e biznesit të vogël dhe duhet kaluar nga taksa e sheshtë te taksimi i ndershëm. Qeveria të veprojë urgjent pa humbur kohë me trillime. Ne,me të ardhur në pushtet do ta heqim këtë taksë, po 9 muaj në kohën e një krize si kjo janë shumë për biznesin” tha Rama.