Kume për "Ora News": Do garoj për kreun e KQZ-së
Pesëmbëdhjet vjet pasi drejtoi institucionin më të lartë të administrimit të zgjedhjeve, Kristaq Kume i rikthehet kësaj ambicje duke u futur në garën për postin e kreut të KQZ-së.Duke e konsideruar vetën si person jo politik, Kristaq Kume shprehet për "Ora News" optimist për mandatimin në këtë post.“Jam i vendosur që atë çka mund të bëj për administrimin e zgjedhjeve dhe përse mos ta realizoj. Me rëndësi është fakti që ata do të votojnë një emër që nuk vjen prej tyre” shtoi Kume.Kristaq kume nuk përjashton edhe etiketimet politike që bëhen gjatë proceseve zgjedhore në Shqipëri por që sipas tij kjo është pjesë e demokracisë, ndërsa siguron se nëse do të jetë në atë post do të punojë në respket të ligjeve të vendit.“Nuk ka rëndësi se çfarë bëjnë të tjerët për mua, rëndësi ka se ç`bëj unë për të tjerët” tha Kume.Këtë hënë Kuvendi i hapi rrugë garës dhe të procedurave për zgjedhjen e kreut të KQZ-së, ndërsa në bazë të ligjit elektoral gjatë 2 javëve në vijim pritet të merren në shqyrtim nga komisioni i ligjeve kandidaturat që do të ofrohen për këtë post.