Imami: Nuk e njoh Tesiçin. Akuzat e PS-së, shpifje

Ministri i mbrojtes Arben Imami i është përgjigjur sot akuzave të Partisë Socialiste për trafikun e armëve.Në një prononcim për mediat, Imami i ka cilësuar si shpifje deklatatat e deputetit të PS-së Erjon Braçe se kompanitë me të cilat janë lidhur kontratat janë të përfshira në listën e zezë të OKB-së.“Akzuat e verës mbaruan dhe kanë filluar akuzat që e kanë dëmtuar seriozisht tregëtinë e armëve. Nuk ka asnjë kompani e cila ndodhet në listën e zesë, ne e kemi botuar listën e agjensisë së kontollit të eksportit dhe nuk kemi pasur asnjë vërejtje pasi ne jemi një vend i NATO-s dhe një vend serioz” tha Ministri.Ministri Imami ka mohuar të ketë njohje me bisnesmenin serb Tesiç për të cilin opozita e akuzon se ka nënshkruar kontrata për tregëtimin e municioneve ndërsa i ka kujtuar deputetit të PS, Erjon Braçe se do të ndjekë rrugën ligjore për akuzat që i janë bërë.“Është një emër që nuk e njoh personalisht dhe s`kam ndonjë njohje me të. Kështu përveç padisë së ministrisë së mbrojtjes, zotit Braçe i është bërë edhe një padi personale. Ministria e mbrojtjes nuk e njeh dhe s`ka asnjë lloj kontakti me shtetasin serb që mund të jetë Tesiç. Tre akzua të njëpasnjëshme një kanë rënë dhe kanë dështuar për shkak se informacioni i Braçes është marrë në rrugë të kundraligjshme, është i mangët dhe i cungët. Flitet për armatimin e SHIU-t. Sigurisht që SHIU mer armë sipas tabelave të miratuara. Ato armë që kanë qënë të planifikura për tu blerë nuk u blen për shak të burokracive dhe shkaqeve financiare” shtoi ministri.Gjithashtu ministri i është përgjigjur edhe akuzave të deputetit të PS-së Erjon Braçe për paratë e diferencës së shitjes së armëve duke i cilësuar si të pavërteta pasi asnjëherë nuk është bërë një shitje kaq e madhe sa e deklaron PS-ja. "Akuzat themelore që zotërinjtë bëjnë se janë përfituar 200 milion euro nga armatimet. Shitjet tona kanë qënë modeste dhe mediokre” tha Imami.Sipas tij, qëllimi i akuzave dhe shpifjeve është të sabotohet tregtia e ligjshme e armëve, që i jep mundësi MM të mbështesë demontimin që është një nga zotimet themelore të FA në kuadër të NATO.“I bëtë akuzat për gjeneralët që ju ikët, për skandalet e ristrukturimit, akuza pas akuzash nga të cilat sot nuk i mban mend njeri. Ju them se nxjerrja e dokumenteve në mënyrë të paligjshme nuk frymëzohet nga deputetet e parlamentit, zoti Brace dil e thuaj si i ke mbledhur ato dokumente, kjo do t’i vlente publikut, të komunikoje me publikun se si mbledh në rrugë të jashtëligjshme dokumentet, kjo është cështje që do të gjejë rrugën e saj”- tha ai.Sipas tij, akuzat e Braces për Tesic nuk cekin njeri. “Të tjerë janë akuzuar për trafikantë këtu, emrat e trafikantëve që kanë dalë këtu, MM dhe ministri nuk ka asnjë kontakt me këtë person, shitjet janë të deklaruara dhe të gjitha kompanitë dhe përdoruesit janë të certifikuar e nuk kemi pasur vërejtje nga BE e OKB që ndjekin procesin, por edhe për këtë do të ballafaqohemi në këtë rrugë” tha Imami.Sipas Imamit, akuza për kontratën me Gjeorgjinë është pa bazë. “Gjeorgjia është vend mik dhe ajo nuk është kryer për arsye të tjera si kontratë, po nuk lexoni se niseni nga pandehma kriminale për njeriun, jeni të gatshëm të vrisni personalitet. Ju them, Konet lehin karvani ecën përpara”- tha ai.