Kodheli:Berisha e ka nxjerrë vendin në shitje
Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha se po shtet Shqipërinë duke shitur pronat publike. Në një konferencë për shtyp, Kodheli ka theksuar se kryeministri parashikon të shesë mbi 500 objekte dhe asete publike“Sot që pasuritë e shqiptarëve janë duke u shteruar si pasojë e korrupsionit dhe për të mbushur gropën e zezë të financave të shtetit Berisha e ka nxjerrë vendin në shitje. Në 100 vjetorin e pavarësisë, Berisha e ka nxjerrë kombin në shitje. Berisha parashikon të shesë pronën publike dhe mbi 500 objekteve dhe aseteve publike” tha Kodheli.Gjithashtu deputetja e PS-së Mimi Kodheli i është referuar edhe të ardhurave të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani duke theksuar se asgjë nuk e justifikon pagën e lartë të tij.“Guvernatori i Shqipërisë rezulton të jetë më i paguari në raport me të ardhurat për frymë. Në një kohë që Banka Botërore deklaron se shumica e shqiptarëve jeton më pak se 5 dollarë në ditë, Guvernatorit i duket normale të shpenzojë miliarda lekë për ekipin e volejbollit” tha Kodheli.