Topalli:Bllokimi i 6 gushtit për të bllokuar statusin
Kryetarja e Kuvendit Joefina Topalli ka përforcuar qëndrimin e mazhorancës për heqjen e imunitetit për të cilin tha se do përdoret çdo rrugë ligjore, por pa veçuar referendumin si mundësi të vetme për të arritur qëllimin, siç është deklaruar deri tani nga PD-ja e kreu i saj, Sali Berisha.Madje, në konferencën për shtyp, pak ditë para nisjes së sesionit parlamentar, zonja Topalli në çdo rast që iu referua kufizimit të imunitetit, evitoi termin referendum."Bllokimi i 6 gushtit ka pasur qëllim bllokimin e statusit, por një gjë për ne është fondamentale dhe kjo tregohet përmes historikut të zhvillimit. Për ne rëndësi kapitale ka heqja e imunitetit dhe jo rrugët e heqjes se tij, ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese për heqjen e imunitetit, per te arritur një Shqipëri pa imunitete. Kjo nuk është inisiativë për kapital politik, është nismë e hershme” tha Topalli.Kryeparlamentarja akuzoi PS-në dhe kryetarin Rama se me bllokimin e heqjes së imunitetit në 6 gusht kishte për qëllim të vetëm, pengimin e integrimit. Ajo kishte këtë përgjigje për dekraratën e kreut të opozitës, se referndumi është një lojë pa top i mazhorancës.“Topi i ka mbetur në rrjetë zotit Rama, e vërteta është se ka një histori të iniciativave për heqjen e imuniteteve që fillon nga viti 2003 dhe vijon me vitet 2005, 2007 dhe 2012 me iniciativë të PD-së. E diskutuar 1 vit e gjysëm me Uralius dhe Paca, opozita refuzoi propozimin ndërsa mazhoranca pranoi ndryshimet e tjera pas negociatave Majko dhe Paloka. Mbase nuk e besoni se mazhoranca do i pranonte të gjitha propozimet. Unë nuk kam më të voglin dyshim se 6 gushti kishte si qëllim bllokimin e statusit. Por sic e thashë për ne ka rëndësi kapitale heqja e imuniteti dhe jo rruga e heqjes së tij dhe do ndjekim çdo rrugë”,deklaroi Topalli.Kryetarja e Parlamentit njoftoi hapjen ditën e hënë të sesionit të ri parlamentar, vjeshtë 2012,i cili do të paraprihet nga mbledhja e së premtes e konferencës së kryetarëve ku do përcaktohet kalendari 3 javor i punimeve.Një ndër pikat më të rëndësishme do të jetë votimi i pr/ligjit për Gjykatën e Lartë që kërkon shumcië të cilësuar, prandaj kryeparlamentarja kërkoi edhe votat e opozitës.Gjatë konferencës Topalli mohoi akuzat e PS-së për shkelje të ligjit nga kuvendi për shpalljen e vendit vakant të kreut të KQZ-së, për të cilin informoi se konkursi do të hapet në 3 shtator.