Riker: Konsensus politik për të ecur përpara
Pas mesazheve të qarta politike në Tiranë, zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit Fillip Riker ka udhëtuar në Berat e Vlorë ku ka parë fillimisht disa projekte të USAID dhe ka vizituar repartin e forcës special Delta në bregdet. Gjatë ndalesës në fshatin Gorican, Riker ka shprehur vullnetin amerikan për asistencë në projektet bujqësore, ndërsa në Vlorë i shoqëruar edhe nga ministri i Brendshëm Flamur Noka ka vlerësuar partneritetin mes dy vendeve në fushën e sigurisë e antikrimit. Po nuk ka lënë pa përcjellë sërish edhe mesazhe politike e nevojën për më shumë punë për reformat integruese.“Dua t`ju përgëzoj për gjithçka që keni arritur, veçanërisht në këtë vit të 100 vjetorit të pavarësisë në këtë zonë historike të Vlorës. Në mund të kthehemi mbrapa dhe të shohim atë që ju keni rritur. SHBA-të janë tejet të kënaqura që janë partner me Shqipërinë e me këto përpjekje jemi krenar që ju kemi aleat. Ju keni dhënë kontribute të vyera sidomos në Afganistan, keni ndërmarrë reforma të mëdha në polici, kundër trafikimit të qenieve njerëzore e kjo tregon se Shqipëria është e gatshme të përmbushe të gjitha kërkesat e nevojshme drejt Bashkimit Evropian. Megjithatë nevojitet punë, një konsensus dhe përpjekje politike për të vazhduar përpara, por kemi besim të plotë që Shqipëria është e aftë për këtë” tha RikerMinistri Noka duke vlerësuar ndihmën amerikane dhe ka parashtruar përpjekjet e qeverisë për të ndëshkuar krimin dhe trafiqet ku një kontribut ka reparti elitë Delta Forcë në Vlorë.Zyrtari i lartë amerikan do të jetë edhe nesër në vendin tonë ku ndalesa e rradhës do jetë Elbasani e veçanërisht uzina e shkatërrimit të armëve në Mjekës.