Memisha: Gjuha shqipe të jetë lëndë edhe në universitet
Pas deklaratës së kryeministrit Berisha shumë shpejt fjala gjuhë dhe letërsi nuk do të kenë shansin të jenë në të njëjtën kopertinë.Për të kuptuar atë që do ndodhë me tekstet shkollore pas këtij divorci trokitëm në studion e Profesor Valter Memisha i cili vetë është dakord me nismën e shefit të qeverisë.Profesori thotë se ky divorc i gjuhës nga letërsia ka ekzistuar që në 2010-ës, diskutime që janë bërë vetëm në nivel gjuhëtarësh.Për këtë arsye, Memisha këmbëngul se duhet të ketë tryeza të tëra për të sqaruar debatin tashmë të nisur, gjuha dhe letërisa të ndara. Përveç kësaj, Memisha është i mendimit që gjuha shqipe të jetë lëndë e veçantë edhe në univeristet.Në institucionet arsimore ndërkohë ka nisur puna për të hartuar me detaje planin e divorcit mes gjuhës dhe letërsisë. Nuk ka akoma një kohë të përcaktuar të kësaj ndarjeje por me shumë mundësi vitin e ardhshëm këto dy lëndë do mësohen veçmas.