Alenca Kuq e zi proteston për sistemin hekurudhor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2012, 16:26
Në fokusin e aleancës Kuq e Zi këtë herë janë vënë hekuradhat shqiptare. Sipas kësaj force politike në 22 vite qeverisje midis socialistëve dhe demokratëve sistemi hekurodhor shqiptar është çuar drejt degradimit total.“Jemi në kushtet kur premtohen tramvaja apo trena eletrik po ajo që kemi sot janë disa trena,shina dhe binarë të shkatërruar. Në këto vite tranzicioni nuk është shtruar asnjë metër hekurudhë. Por për arsye klienteliste ndodhemi në kushtet ku përveç trenave që janë pa binarë,kemi dhe një ekonomi të tillë e cila nuk di se ku shkon” thekson AK.Sipas kësaj force politike një nga vendimet me të shpejta të qeverisjes Kuq e Zi do të jetë tenderimi për ndërtimin e një rrjeti hekurudhor modern.