Mbledhja e Qeverisë, ok ligjit për avokatët dhe buxhetit për Presidencën

Ashtu siç edhe paralajmëroi gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kryeminisitri Berisha e ka bërë fakt të kryer miratimin e ligjit të ri për ndëshkimin e avokatëve që shkelin ligjin duke zgjatur pafund proceset gjyqësore. Krahas këtij ligji është miratuar dhe buxheti shtesë për Presidencën, ku këtij institucioni në buxhetin e miratuar për vitin 2012, i shtohet fondi prej 13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekësh, për shpenzime korrente, i cili do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2012. Mbledhja e Këshillit të Ministrave gjithashtu ka marrë një sërë vendimesh të tjera, të cilat vijojnë si më poshtë:V E N D I MPËRPROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9109, DATË 17.7.2003, “PËR PROFESIONIN E AVOKATIT NË REPUBLIKËN SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9109, datë 17.7.2003, “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.P R O J E K T L I G JPËRDISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9109, DATË 7.7.2003, “PËR PROFESIONIN E AVOKATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUARNë mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së ShqipërisëV E N D O S I:Në ligjin nr.9109, datë 17.7.2003, “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:Neni 1Në nenin 9 bëhen shtesat e mëposhtme:1. Në fund të pikës 1 shtohen fjalët “... duke treguar kujdesin e një profesionisti të arsyeshëm sipas Kodit të Etikës së Avokatit.”.2. Në fund të pikës 6 shtohen fjalët “... si dhe kur ka këshilluar, përfaqësuar ose ka pasur të bëjë në mënyrë tjetër profesionale me një palë tjetër në të njëjtën çështje.”.3. Pas pikës 9 shtohen pikat 10 e 11, me këtë përmbajtje:“10. Avokati, në rastin e pengesës dhe për aq kohë sa zgjat ajo, me pëlqimin e personave që mbrohen ose përfaqësohen prej tij, mund të caktojë një zëvendësues, i cili ushtron të drejtat dhe merr përsipër detyrimet e avokatit. Pëlqimi i palës për caktimin e një zëvendësuesi mund të jepet në aktin e përfaqësimit.11. Avokati duhet të lidhë kontratë sigurimi për të garantuar përgjegjësinë e tij ndaj palëve të treta, për shkak të ushtrimit të veprimtarisë së tij.”.Neni 2Pas nenit 9 shtohet neni 9/1, me këtë përmbajtje:“Neni 9/1Rregullat e hollësishme për ushtrimin e profesionit të avokatit, në përputhje me këtë ligj, caktohen në statutin dhe në “Kodin e etikës së avokatit”, të miratuara nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.”.Neni 3Pas pikës 2, të nenit 11, shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:“3. Ministri i Drejtësisë dhe këshilli drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, pasi marrin mendimin e Ministrisë së Financave, caktojnë tarifat e shpërblimit të avokatëve për dhënien e ndihmës juridike, të cilat zbatohen kur nuk ka marrëveshje të ndryshme me shkrim mes avokatit dhe personit të mbrojtur ose të përfaqësuar prej tij dhe kur ndihma juridike nuk është dhënë sipas dispozitave për ndihmën juridike.”.Neni 4Pas nenit 16 shtohet neni 16/1, me këtë përmbajtje:“Neni 16/11. Avokati ndjek programin e trajnimit vazhdues, të organizuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, dhe pajiset prej saj me vërtetimin përkatës për ndjekjen e këtij programi.2. Programi i trajnimit vazhdues synon përditësimin e avokatëve me njohuri specifike profesionale, teorike dhe praktike.3. Në rast të mospërmbushjes së detyrimit për ndjekjen e programit të trajnimit vazhdues nga avokati, zbatohet neni 46, i këtij ligji.4. Rregullat e hollësishme për pjesëmarrjen në trajnim, organizimin, kohëzgjatjen dhe mënyrën e zhvillimit të tij përcaktohen në statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe rregulloren e programit të trajnimit, që miratohet me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.”.Neni 5Shkronja “ç”, e pikës 3, të nenit 19, ndryshohet, si më poshtë vijon:“ç) zgjedh dhe shkarkon kryetarin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe këshillin drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Përcaktimi i numrit të anëtarëve të këshillit drejtues rregullohet në statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.”.Neni 6Në nenin 20 bëhen këto ndryshime:1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:“1. Këshilli drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë në takimin e tij të parë, me propozim të kryetarit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë zgjedh sekretarin e përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Sekretari i përgjithshëm shkarkohet nga këshilli drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, me propozim të kryetarit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Procedurat e propozimit dhe të emërimit të sekretarit të përgjithshëm rregullohen në statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.”.2. Shkronja “e”, e pikës 3, shfuqizohet.Neni 7Pas shkronjës “a”, të nenit 25, shtohet shkronja “a/1”, me këtë përmbajtje:“a/1. Të ketë përfunduar me sukses programin e trajnimit për kandidatët për avokatë, në përputhje me rregullat e përcaktuara në statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, si dhe rregulloren përkatëse të trajnimit, që miratohet me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.”.Neni 8Pas nenit 25 shtohet neni 25/1, me këtë përmbajtje:“Neni 25/11. Kandidati për avokat ndjek programin e trajnimit, të organizuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, dhe, pasi vlerësohet, pajiset prej saj me vërtetimin përkatës për ndjekjen e këtij programi.2. Programi i trajnimit synon përgatitjen e kandidatëve për avokat me njohuri specifike profesionale, teorike dhe praktike.3. Rregullat e hollësishme për pjesëmarrjen në trajnim, kohëzgjatjen dhe mënyrën e zhvillimit të tij përcaktohen në rregulloren e trajnimit të kandidatëve për avokat, që miratohet me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.4. Shkolla Kombëtare e Avokatisë është organi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë që merret me përgatitjen e programeve të trajnimit, organizimin dhe administrimin e trajnimit fillestar të kandidatëve për avokat dhe trajnimin e vazhduar të avokatëve. Dhoma Kombëtare e Avokatëve duhet të krijojë këtë shkollë brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit.”.Neni 9Në pikat 1, 2 e 3, të nenit 27, pas fjalëve “... në provimin e kualifikimit ...” shtohen fjalët “... ose në programin e trajnimit ...”.Neni 10Në nenin 28, fjalët “... në shkronjën “b”, të pikës 1, të nenit 25, të këtij ligji, ...” zëvendësohen me “... në shkronjat “a/1” dhe “b”, të nenit 25, të këtij ligji, ...”.Neni 11Neni 33 shfuqizohet.Neni 12Pas shkronjës “f”, të pikës 2, të nenit 34, shtohet shkronja “g”, me këtë përmbajtje:“g) të dhëna për ndjekjen e programit të trajnimit vazhdues.”.Neni 13Pas shkronjës “f”, të pikës 2, të nenit 35, shtohet shkronja “g”, me këtë përmbajtje:“g) të dhëna për ndjekjen e programit të trajnimit për kandidatët për avokatë.”.Neni 14Kreu VIII ndryshohet, si më poshtë vijon:“KREU VIIIPROCEDIMI DISIPLINOR I AVOKATËVENeni 37Subjektet e përcaktuara në pikën 1, të nenit 39, paraqesin ankesë për:a) “Sjelljet joprofesionale të avokatit”, ku përfshihen veprimi në kundërshtim me dispozitat, ligjore apo nënligjore, si dhe ato të Kodit të Etikës.b) “Shërbimet e papërshtatshme profesionale”, ku përfshihen veprime apo mosveprime ndaj të përfaqësuarit, të cilat janë dukshëm nën nivelin e pritshmërisë së tij për një avokat.Neni 381. Avokati i nënshtrohet procedimit disiplinor nëse:a) ka vepruar në kundërshtim me rregullat e përcaktuara:i. në dispozitat ligjore dhe nënligjore që rregullojnë profesionin e avokatit;ii. në dispozitat e Kodit të Etikës së Avokatit;iii. nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe dhomat e avokatisë;iv. në legjislacionin tatimor.b) ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore procedurale që rregullojnë veprimtarinë e avokatit, duke cenuar rëndë ose në mënyrë të përsëritur procesin e rregullt ligjor;c) ka kryer akte dhe sjellje të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e avokatit.2. Në rast të procedimeve penale që lindin nga të njëjtat rrethana si rrethanat që çojnë në procedim disiplinor, procedimi disiplinor pezullohet dhe afati kohor shtyhet deri në përfundim të procedimit penal dhe çdo dënim penal pranohet në procedimin disiplinor.Neni 391. Ankesat kundër avokatit mund të paraqiten nga:a) çdo person që mbrohet, përfaqësohet ose ndihmohet juridikisht prej tij;b) çdo person i interesuar, që pretendon se është dëmtuar nga sjellja apo veprimet e avokatit;c) organet drejtuese të dhomave të avokatisë;ç) një avokat tjetër;d) ministri i Drejtësisë;dh) gjyqtarët dhe prokurorët;e) organet tatimore;ë) çdo organ tjetër shtetëror, i parashikuar me ligj.2. Ankesat mund të bëhen brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e sjelljes ose veprimit të avokatit apo nga data e konstatimit të sjelljes ose veprimit të avokatit, por, në çdo rast, jo më vonë se 1 (një) vit nga momenti i kryerjes së shkeljes. Pas kalimit të këtij afati, ankuesi ka të drejtë të kërkojë pranë Komisionerit të Ankimeve rivendosjen në afat, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile.3. Afati kohor për përfundimin e procesit disiplinor është 3 (tre) muaj nga data e depozitimit të ankesës. Ky afat mund të zgjatet me miratimin me shkrim të ankuesit dhe avokatit ose nga vetë Komisioneri i Ankimeve, kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme, për një periudhë jo më shumë se 6 (gjashtë) muaj nga data e depozitimit të ankesës.Neni 401. Ankesat për çdo sjellje ose veprim të avokatit i drejtohen kryetarit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, i cili ia përcjell ankesën, brenda 5 (pesë) ditëve, Komisionerit të Ankimeve, duke njoftuar për këtë edhe ankuesin.2. Nëse kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë nuk e përcjell ankesën brenda afatit të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, ankuesi ka të drejtë ta paraqesë atë pranë Komisionerit të Ankimeve.Neni 411. Komisioner i Ankimeve caktohet nga këshilli drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë një person me integritet të lartë moral dhe profesional. Kriteret e emërimit dhe shkarkimit, statusi, si dhe mënyra e ushtrimit të përgjegjësive prej tij përcaktohen në statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.2. Komisioneri i Ankimeve është përgjegjës për të filluar procedimin disiplinor, si dhe për të shqyrtuar dhe hetuar për ankimin e paraqitur, brenda 20 (njëzet) ditëve nga momenti i regjistrimit të ankimit. Në përfundim të hetimeve, ai përgatit një relacion të hollësishëm për ankimin drejtuar Komitetit Disiplinor. Për kalimin e ankesës në Komitetin Disiplinor, Komisioneri i Ankimeve njofton njëkohësisht ankuesin dhe avokatin që është subjekt ankimi.3. Komisioneri i Ankimeve ushtron këto përgjegjësi:a) Informon dhe ndihmon ankuesin gjatë procesit të përgatitjes së ankimit;b) Regjistron dhe verifikon ankimin për plotësimin e kritereve të parashikuara në pikat 1 e 2, të nenit 39, të këtij ligji;c) Refuzon ankimet që nuk plotësojnë kriteret e parashikuara në pikat 1 e 2, të nenit 39, të këtij ligji;ç) Informon ankuesin për mospranimin e ankimit, si dhe për të drejtën për të paraqitur ankim ndaj vendimit të mospranimit përpara Komitetit Disiplinor;d) Kërkon nga avokati që është subjekt ankimi shpjegime me shkrim lidhur me ankimin, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e njoftimit;dh) I paraqet relacionin për ankimin Komitetit Disiplinor, duke njoftuar për këtë edhe ankuesin;e) Raporton përpara Komitetit Disiplinor, sa herë që kërkohet prej këtij komiteti;ë) Përmbush detyrat e tij në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.4. Nëse Komisioneri i Ankimeve nuk respekton afatin e përcaktuar në pikën 2, të këtij neni, ankuesi ose, në rastin e një ankuesi gjyqtar, ministri i Drejtësisë, ka të drejtë të paraqesë ankesën, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga kalimi i afatit, drejtpërdrejt pranë Komitetit Disiplinor, i cili, pasi verifikon shkeljen e afateve, cakton një nga anëtarët e tij si relator të çështjes. Ai ushtron, për aq sa është e mundur, përgjegjësitë e Komisionerit të Ankimeve dhe nuk merr pjesë në votimin përfundimtar të Komisionit.5. Kundër vendimit të Komisionerit të Ankimeve, ankuesi ose, në rastin e një ankuesi gjyqtar, ministri i Drejtësisë, ka të drejtë të paraqesë ankim, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e njoftimit të vendimit, pranë Komitetit Disiplinor.Neni 421. Komiteti Disiplinor është një organ kolegjial i përbërë nga:a) 6 avokatë, të cilët zgjidhen me votim të fshehtë nga anëtarësia e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë;b) Një përfaqësues, i caktuar me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë;c) Një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë;ç) Një përfaqësues i shoqërisë civile ose botës akademike, i zgjedhur sipas rregullave të përcaktuara në statut.2. Kryetari i Komitetit Disiplinor zgjidhet nga këshilli drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë mes anëtarëve të përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij neni, për një mandat dyvjeçar, ndërsa anëtarët e tij zgjidhen për një mandat pesëvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.3. Komiteti Disiplinor ushtron këto përgjegjësi:a) Shqyrton vendimet e Komisionerit të Ankimeve, duke vendosur për:1. pranimin e ankesës dhe marrjen e masës disiplinore ndaj avokatit;ii. mospranimin e ankesës.b) Në rast se vendos të pranojë ankesën e refuzuar nga Komisioneri i Ankimeve dhe fillimin e shqyrtimit të ankesës së paraqitur, ai emëron tre nga anëtarët e tij për të ushtruar funksionet e Komisionerit të Ankimeve.4. Komiteti Disiplinor zhvillon mbledhjet kur janë të pranishëm shumica e anëtarëve të tij.2. Komiteti Disiplinor shqyrton dhe merr vendim për ankimin brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së ankimit apo dërgimit pranë tij. Vendimet e Komitetit Disiplinor merren me shumicë votash të anëtarëve të pranishëm në mbledhje, duhet të jenë të arsyetuara dhe u njoftohen ankuesit dhe avokatit, kundër të cilit është paraqitur ankimi.6. Nëse Komiteti Disiplinor nuk respekton afatin e përcaktuar në pikën 3, të këtij neni, ankuesi ka të drejtë të paraqesë ankesën, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e mbarimit të afatit, drejtpërdrejt në gjykatën administrative që ka kompetencë të drejtojë Komitetin Disiplinor për kryerjen e detyrave të tij dhe të shtyjë kohën.7. Kundër vendimit të Komitetit Disiplinor ankuesi dhe avokati, që është subjekt ankimi, kanë të drejtë të paraqesin ankim, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit të vendimit, në gjykatën kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative.3. Rregullat e hollësishme të procesit disiplinor, të funksionimit të Komitetit Disiplinor, mënyrës së ushtrimit të përgjegjësive prej tij, si dhe shpërblimit të anëtarëve të tij përcaktohen në statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.Neni 431. Gjykata administrative shqyrton ankesat kundër vendimeve të Komitetit Disiplinor ose ankesat për procedim disiplinor të avokatëve, në rastin e parashikuar në pikën 6, të nenit 43, të këtij ligji, sipas afateve për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative.4. Gjatë ushtrimit të përgjegjësive sipas këtij neni, gjykata zbaton dispozitat e legjislacioni në fuqi për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative, Kodit të Procedurës Civile, si dhe, për aq sa është e mundur, edhe rregullat e përcaktuara në këtë ligj.Neni 441. Masat disiplinore arsyetohen dhe merren sipas një procedure transparente dhe në përputhje me të drejtën për një proces të rregullt ligjor, e cila garanton të drejtën për t`u informuar, për të kërkuar sqarime rreth fakteve, për t`u dëgjuar dhe për t`u mbrojtur.2. Palët në procedimin disiplinor kanë të drejtë të paraqiten dhe të japin shpjegime në seancë, vetë ose nëpërmjet mbrojtjes e përfaqësimit me avokat. Nëse njëra ose të dyja palët nuk paraqiten në seancë, pa motive të arsyeshme, Komiteti Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Avokatisë shqyrton çështjen dhe merr vendim në mungesë të tyre.3. Shpjegimet e palëve dhe dëshmitë në seancë mund të jepen me gojë ose me shkrim.4. Avokati, ndaj të cilit është paraqitur ankesa/kërkesa, duhet të paraqesë, me shkrim, argumentet e tij për ankesën/kërkesën brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e marrjes së njoftimit. Mosparaqitja e pretendimeve nga avokati nuk përbën shkak për mosvazhdimin e procedimit disiplinor.5. Komiteti Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Avokatisë pranon dëshmitë dhe dokumentet e paraqitura para tij, me cilësinë e provës, dhe i çmon ato sipas bindjes së formuar pas shqyrtimit të tyre në tërësi.5. Komisioneri i Ankimeve cakton një avokat për të përfaqësuar çështjen kundër avokatit para Komitetit Disiplinor.Neni 451. Masat disiplinore jepen bazuar në natyrën dhe rëndësinë e shkeljes. Vendimi mund të parashikojë një masë të përbërë nga dy ose më shumë lloje masash disiplinore, nëse kjo është e përshtatshme dhe në proporcion me shkeljen.2. Për shkeljet që klasifikohen si sjellje joprofesionale, Komiteti Disiplinor jep njërën nga masat disiplinore të mëposhtme:a) Heqjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit të avokatit;b) Pezullimin e lejes për ushtrimin e profesionit të avokatit, për një periudhë prej 3 (tre) muajsh deri në 2 (dy) vjet;c) Gjobë nga 5 000 deri në 50 000 lekë;ç) Rikthimin e pagesës ose anulimin e pagesës së shërbimit ndaj të përfaqësuarit;d) Urdhërimin e avokatit për të bërë provim, brenda një periudhe të caktuar, lidhur me etikën profesionale, sipas rregullave të përcaktuara në statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë;dh) Urdhërimin e avokatit për të bërë trajnim vazhdues shtesë, përfshirë edhe trajnim në një fushë të veçantë të ligjit;e) Vërejtje me shkrim;ë) Këshillim për sjelljen në mënyrën e duhur në të ardhmen;f) Urdhër për t`i kërkuar ndjesë me shkrim ankuesit.3. Për shkeljet që janë klasifikuar si shërbim i papërshtatshëm profesional, Komiteti Disiplinor jep njërën nga masat disiplinore të mëposhtme:a) Urdhër për t`i kërkuar ndjesë ankuesit publikisht;b) Rikthimin e pagesës ose anulimin e pagesës së shërbimit ndaj të përfaqësuarit;c) Pagimin e kompensimit për ankuesin deri në vlerën 100 000 lekë;ç) Urdhërimin e avokatit për të bërë trajnim vazhdues shtesë, përfshirë edhe trajnim në një fushë të veçantë të ligjit.6. Vendimet e Komitetit Disiplinor, të cilat kanë marrë formë të prerë, përbëjnë tituj ekzekutiv. Rregullat për ekzekutimin e masave disiplinore, si dhe për mbikëqyrjen e ekzekutimit të tyre përcaktohen në statutin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.Neni 461. Komiteti Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, kryesisht ose me propozimin e dhomës së avokatëve, organeve gjyqësore, të prokurorisë, ministrit të Drejtësisë apo të personave të interesuar dhe në përputhje me nenin 44, të këtij ligji, ka autoritet të heqë lejen e ushtrimit të profesionit të avokatit, kur vërtetohet një nga rastet e mëposhtme:a) Leja është lëshuar në kundërshtim me kushtet e parashikuara në nenin 25, të këtij ligji;b) Avokati ka përdorur dokumente të falsifikuara për të marrë lejen e ushtrimit të profesionit të avokatit;c) Avokati vuan nga një sëmundje, sëmundje mendore ose dëmtime fizike, të cilat bëjnë të pamundur ushtrimin normal të profesionit;ç) Avokati është deklaruar i falimentuar;d) Avokati nuk ka paguar kontributin e anëtarësisë;dh) Avokati ka shkelur rëndë ose në mënyrë të përsëritur rregullat për ushtrimin e profesionit të avokatit;e) Avokati është dënuar nga gjykata për kryerjen e një vepre penale, me përjashtim të disa veprave penale që nuk kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore, sipas përcaktimeve në “Kodin e Etikës së Avokatit”.7. Për avokatët e huaj, siç përcaktohet në pikën 2, të nenit 36, përveç rasteve të parashikuara më sipër në këtë nen, heqja e lejes së posaçme për ushtrimin e profesionit të avokatit në Republikën e Shqipërisë bëhet edhe në rastin kur atij i është hequr leja e ushtrimit të profesionit të avokatit në shtetin e tij.Neni 46/11. Kur, në përfundim të procesit disiplinor, Komiteti Disiplinor e deklaron avokatin fajtor, përveç masave disiplinore të parashikuara në këtë ligj, mund të urdhërojë avokatin që:a) të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zgjidhjen e problemit në fjalë;b) t`i kompensojë dëmin e shkaktuar ankuesit ose palëve të tjera të dëmtuara nga veprimet ose mosveprimet e tij, në masën që çmohet e drejtë nga Komiteti Disiplinor.8. Komiteti Disiplinor urdhëron avokatin e deklaruar fajtor të paguajë shpenzimet e palëve dhe të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për përballimin e çështjes disiplinore kundër tij. Përllogaritja e shpenzimeve bëhet sipas rregullave të përcaktuara me vendim të këshillit drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.Neni 46/2Dhoma Kombëtare e Avokatisë regjistron vendimet për caktimin e masave disiplinore në regjistrin e masave disiplinore të avokatëve dhe njofton për këto vendime Ministrinë e Drejtësisë.Neni 46/3Nëse masa për heqjen ose pezullimin e së drejtës për ushtrimin e profesionit të avokatit merret ndaj një avokati sipas nenit 45 ose 46, avokati ka të drejtë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, të ankimojë vendimin para gjykatës. Ankimimi nuk pezullon vendimin për heqjen ose pezullimin e së drejtës për të ushtruar profesionin e avokatit, me përjashtim të rasteve kur pezullimi urdhërohet nga gjykata.”.Neni 15Pikat 2 dhe 3, të nenit 48, shfuqizohen.Neni 16Pas nenit 48 shtohet neni 48/1, me këtë përmbajtje:“Neni 489. Kërkesat/ankesat për fillimin e procedimit disiplinor ndaj një avokati, që janë paraqitur përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe për të cilat nuk është dhënë vendim, evidentohen nga kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe i dërgohen Komisionerit të Ankimeve brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga emërimi i tij. Këto kërkesa/ankesa shqyrtohen sipas procedurave të përcaktuara në këtë ligj dhe konsiderohen si të paraqitura në datën e depozitimit të tyre te Komisioneri i Ankimeve.10. Dhoma Kombëtare e Avokatisë, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, merr masat për ndryshimin e statutit të saj, si dhe miratimin e akteve nënligjore, në përputhje me parashikimet e këtij ligji.11. Organet e reja disiplinore, të përcaktuara në këtë ligj, zgjidhen ose emërohen brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Ministri i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë i njoftojnë, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Dhomës Kombëtare të Avokatisë, përfaqësuesit e tyre në organet disiplinore.12. Rregullat e përcaktuara në këtë ligj për programin e trajnimit të kandidatëve për avokatë dhe programin e trajnimit vazhdues të avokatëve fillojnë të zbatohen brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji.13. Kërkesa për kontratën e sigurimit e përcaktuar në pikën 11, të nenit 9, zbatohet që nga data 1 janar 2014.”.Neni 17Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.V E N D I MPËRPËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË KALIMIT NË PRONËSI TË OBORREVE NË PËRDORIMNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 25, të ligjit nr. 33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurës së kalimit në pronësi të sipërfaqeve, kur në dokumentin e pronësisë është bërë shënimi “oborr në përdorim”, si dhe regjistrimi i këtyre pasurive në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme.2. Në kuptim të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:a) “Oborr në përdorim”, sipërfaqja e tokës në pronësi shtetërore, në funksion të një ndërtimi të ligjshëm për qëllime banimi. Kjo sipërfaqe toke përfshin tokën nën ndërtim dhe, sipas rastit, edhe tokën rreth saj.b) “AKKP”, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, që funksionon sipas ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar.c) “ZRPP”, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ku përfshihet zyra qendrore dhe vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që funksionon sipas përcaktimeve të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.3. Institucionet e përfshira në procesin e kalimit të pronësisë të oborreve në përdorim, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, udhëhiqen nga:a) parimi i ligjshmërisë;b) parimi i sigurisë juridike;c) parimi i transparencës;ç) parimi i barazisë para ligjit;d) respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në përgjithësi, dhe i të drejtës së pronës, në veçanti.4. Autoriteti shtetëror i ngarkuar për tjetërsimin e oborreve në përdorim është Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. AKKP-ja vepron gjatë procedurave të regjistrimit fillestar me kërkesë të regjistruesit apo të një personi ose çdo grupi të ngarkuar nga kryeregjistruesi (kërkuesi) sipas nenit 25, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.5. AKKP-ja ngarkohet të kryejë procedurën paraprake për tjetërsimin, në pronësi të poseduesve të oborreve në përdorim, që plotësojnë kushtet e përcaktuara, si më poshtë vijon:a) Të jenë në posedim, të qetë dhe pa ndërprerje, të pronarit të ndërtimit;b) Brenda tyre ose në lidhje funksionale me to gjendet ndërtim i cili:i. është i regjistruar në regjistrat e ZRPP-së, në pronësi të kërkuesit;ii. është ngritur para datës 10.8.1991.c) Të jenë në pronësi të shtetit, ndonëse të paregjistruara si të tilla, por të patransferuara në inventarin e pronave të organeve të qeverisjes vendore, në përputhje me ligjin nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar;ç) Këto sipërfaqe toke duhet të rezultojnë fizikisht të lira dhe të pazëna nga ndërtime pa leje, sipas kuadrit ligjor përkatës;d) Të jenë të patrajtuara nga legjislacioni përkatës për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës.6. Nuk janë objekt shqyrtimi nga AKKP-ja, sipas këtij vendimi, oborret në përdorim, brenda të cilave ose në lidhje funksionale me to gjendet vetëm ndërtim informal. Ato të trajtohen në përputhje me aktet, ligjore e nënligjore, në fuqi.7. Oborret në përdorim tjetërsohen, sipas këtij vendimi,:a) pa kundërshpërblim, në rastin kur e drejta e pronësisë mbi këto sipërfaqe është hequr pa kompensim, për shkak të ligjeve të kohës;b) me kundërshpërblim, në rastet e tjera. Në këto raste, çmimi përcaktohet sipas aneksit 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi.8. Për kalimin e pronësisë së oborreve në përdorim, kërkuesi paraqet pranë AKKP-së kërkesën, drejtpërdrejt ose nëpërmjet postës rekomande. Kërkesa plotësohet sipas formularit tip, të miratuar nga drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së. Formulari tip përmban një paralajmërim që ngarkon me përgjegjësi, sipas ligjit, subjektin kërkues në rast të deklarimit të të dhënave të rreme apo të depozitimit të dokumentacionit të falsifikuar.Krahas kërkesës, kërkuesi duhet të paraqesë:a) dokumentin për të drejtën e pronësisë së kërkuesit mbi ndërtimin, që gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, i lëshuar nga ZRPP-ja;b) genplanin e oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i hartuar nga një subjekt i licencuar për punime topografike;c) dokumentin me të dhënat për gjendjen juridike të oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, i lëshuar nga ZRPP-ja. Me anë të këtij dokumenti provohet se oborri në përdorim është në pronësi të shtetit, ndonëse i paregjistruar dhe se nuk bën pjesë në inventarin e pronave të paluajtshme të qeverisjes vendore;ç) dokumentet që provojnë faktin se ndërtimi, i cili gjendet brenda ose në lidhje funksionale me oborrin në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, është kryer përpara datës 10.8.1991. Këto dokumente mund të jenë një leje ndërtimi, e lëshuar nga organi përgjegjës i kohës, një akt zyrtar, i lëshuar nga arkivi teknik i ndërtimit, një akt i nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, një vendim gjyqësor për vërtetimin e faktit juridik të ndërtimit dhe të kohës së ndërtimit, aktnjoftimi përkatës ose dokumente zyrtare, të lëshuara nga organet e pushtetit vendor brenda kompetencave të tyre;d) dokumentin, që provon pronësinë e mëparshme mbi oborrin në përdorim, që, për shkak të ligjeve të kohës, i ka kaluar në përdorim, pa kundërshpërblim, nëse kërkuesi aplikon për tjetërsimin e tij pa kundërshpërblim.9. Shqyrtimi i kërkesës dhe i dokumentacionit nga AKKP-ja kryhet sipas kësaj procedure:a) AKKP-ja, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës dhe e dokumentacionit nga kërkuesi, kryen verifikimin e hollësishëm, për të konfirmuar më pas nëse këto dokumente përmbushin kushtet e përcaktuara në pikën 7, të këtij vendimi.b) Verifikimi i kushteve bëhet në bazë të dokumentacionit provues, të paraqitur nga kërkuesi, nëpërmjet inspektimit në terren nga punonjësit e AKKP-së, si dhe nga marrja e informacionit zyrtar nga institucionet shtetërore. Në çdo rast, AKKP-ja kërkon detyrimisht informacion zyrtar pranë ZQRPP-së, ALUIZNI-t dhe çdo organi shtetëror që administron të dhëna për pasurinë e paluajtshme. Korrespondenca bëhet pjesë e dosjes. Çdo institucion shtetëror është i detyruar të kthejë përgjigje, me shkrim, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e marrjes së kërkesës. Në rast moskthimi përgjigjeje brenda këtij afati, drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së njofton me shkrim ministrin e Drejtësisë.c) AKKP-ja ka detyrë të kryejë saktësimin e kufijve të oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet, duke kryer matje në terren, nëse rezulton se dokumentacioni tekniko - ligjor, i paraqitur nga kërkuesi nuk përmban kufij, ose nëse nga krahasimi i dokumentacionit të paraqitur me rezultatet e inspektimit në terren ka mospërputhje. Në këtë rast, AKKP-ja u referohet masave të sipërfaqeve, të përcaktuara në aneksin nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, por gjithmonë duke respektuar kufijtë natyrorë ekzistues. Shpenzimet e verifikimit dhe të matjes në terren paguhen nga poseduesi dhe janë pjesë e tarifës së shërbimit.ç) Në përfundim të shqyrtimit sipas afateve të mësipërme, AKKP-ja harton vlerësimin ligjor, i cili duhet të përmbajë:i. të dhënat identifikuese të kërkuesit dhe të oborrit në përdorim, të pretenduar;ii. analizën për përmbushjen ose jo të secilit prej kushteve për tjetërsim, të përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi, dokumentet mbi të cilat bazohet kjo analizë, si dhe veprimet procedurale, hetimore dhe verifikuese, të kryera;iii. të dhënat e sakta për kufijtë dhe masën në m2 të oborrit në përdorim;iv. vlerën nëse tjetërsimi duhet kryer me kundërshpërblim, sipas aneksit 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi;v. propozimin për pranimin ose jo të kërkesës, duke treguar referencën në ligj dhe në aktet nënligjore.Vlerësimi ligjor shoqërohet, në çdo rast, me planvendosjen përkatëse.d) Pas përfundimit të vlerësimit ligjor, AKKP-ja njofton kërkuesin, sipas rastit, për:i. të drejtën e tjetërsimit me shpërblim dhe detyrimin për të paguar brenda 30 (tridhjetë) ditëve, për llogari të AKKP-së, për fondin e kompensimit financiar, çmimin e tjetërsimit, duke i treguar edhe numrin e llogarisë. Në njoftim jepen të dhëna për kufijtë, sipërfaqen në m2 dhe vendndodhjen e oborrit në përdorim, të shoqëruar me planimetrinë përkatëse;ii. të drejtën e tjetërsimit pa kundërshpërblim, duke i treguar kërkuesit kufijtë, sipërfaqen në m2 dhe vendndodhjen e oborrit në përdorim, shoqëruar me planvendosjen përkatëse.iii. mospranimin e kërkesës për tjetërsim, duke arsyetuar, me shkrim, në mënyrë të hollësishme kushtet e përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi, që nuk plotësohen apo provohen.10. Kërkuesi, me marrjen e njoftimit për të drejtën e tjetërsimit me shpërblim, paguan, në numrin e llogarisë së caktuar nga AKKP-ja, për llogari të Fondit të Kompensimit të Pronave, të krijuar sipas pikës 1, të nenit 23, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, kundërvlerën në lekë të sipërfaqes që do të tjetërsohet në pronësi të tij. Kjo pagesë bëhet jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e marrjes së njoftimit prej AKKP-së. Shkelja e këtij afati përbën shkak për mospranimin nga AKKP-ja të kërkesës për tjetërsim.11. Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së vendos kalimin e pronësisë së oborrit në përdorim brenda 10 (dhjetë) ditëve nga:a) data e mbërritjes së mandatit, që vërteton pagimin e vlerës, në rastin e tjetërsimit me kundërshpërblim;b) data e njoftimit të kërkuesit për të drejtën e tjetërsimit pa kundërshpërblim.12. Vendimi i drejtorit të Përgjithshëm, i cili merret jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e regjistrimit të kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues në regjistrin e protokollit të AKKP-së, i njoftohet kërkuesit. Ai duhet të jetë në formë të shkruar, i arsyetuar, i nënshkruar nga titullari dhe të përmbushë kërkesat për aktin administrativ, të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë.13. AKKP-ja ia përcjell vendimin për regjistrim ZRPP-së, e cila kryen procedurën e regjistrimit në përputhje me rregullat e parashikuara në legjislacionin në fuqi.14. Poseduesi i pasurisë së paluajtshme pajiset me certifikatën e pronësisë, pasi të ketë paguar më parë (në momentin e paraqitjes së kërkesës) tarifën e shërbimit, të përcaktuar me udhëzim të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Financave.15. AKKP-ja dhe ZRPP-ja, për qëllime transparence, publikojnë në faqet zyrtare të internetit, si dhe në ambientet e tyre çdo vendim të marrë përgjatë kësaj procedure.16. Çdo mosmarrëveshje pronësie mbi titujt e regjistruar sipas këtij vendimi zgjidhet në gjykatë sipas ligjit.17. Në rastin e kërkesave të paraqitura pranë AKKP-së, në mbështetje të vendimit nr.200, datë 19.2.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kushteve dhe për procedurën e tjetërsimit të oborreve në përdorim, për llogari të fondit të kompensimit financiar”, dhe për të cilat AKKP-ja nuk ka dhënë ende vendim, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, shqyrtimi i kërkesës dhe dokumentacionit të vazhdojë sipas procedurës së parashikuar në këtë vendim.18. Në rast se AKKP-ja ka vendosur mospranimin e kërkesës për tjetërsim, në mbështetje të vendimit nr.200, datë 19.2.2009, të Këshillit të Ministrave, për shkak të mospagimit të çmimit nga kërkuesi, atëherë kërkuesi mund t`i drejtohet AKKP-së me kërkesë të re, në përputhje me përcaktimet e këtij vendimi.19. Vendimi nr.200, datë 19.2.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kushteve dhe për procedurën e tjetërsimit të oborreve në përdorim, për llogari të fondit të kompensimit financiar”, të ndryshuar, shfuqizohet.20. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.V E N D I MPËRPËRCAKTIMIN E LISTËS SË SHËRBIMEVE QË OFRON ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHMENë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 71, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Përcaktimin e listës së shërbimeve që ofron Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme sipas aneksit nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.2. Ofrimi i shërbimeve bëhet në përputhje me rregullat dhe afatet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi.3. Punonjësit e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, gjatë ofrimit të shërbimeve, udhëhiqen nga parimet e përgjithshme të përcaktuara në Kodin e Procedurave Administrative, si dhe parimet e parashikuara në nenin 4, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.4. Vendimi nr.713, datë 20.10.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e tarifave të shërbimit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, shfuqizohet.5. Ngarkohet kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.V E N D I MPËRPËRCAKTIMIN E DOKUMENTACIONIT, QË DUHET TË PARAQESË FAMILJA PËR T`U STREHUAR SIPAS NJËRIT PREJ PROGRAMEVE SOCIALE TË STREHIMIT, DHE TË AFATEVE E TË PROCEDURAVE TË MIRATIMIT NGA ORGANET E QEVERISJES VENDORENë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 4, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Individët që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësinë e qeverisjes vendore përkatëse, të cilat, në momentin e aplikimit, plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikat 1, 2 e 3, të nenit 4, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për strehim në njësinë vendore, ku ata janë të regjistruar.2. Familjet, të cilat kanë përfituar statusin e të pastrehut, sipas akteve ligjore në fuqi, para hyrjes në fuqi të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, të ndryshuar, e që nuk janë trajtuar me strehim, duhet të paraqesin dokumentacionin, në përputhje me kërkesat e këtij vendimi.3. Familja paraqet kërkesën për t`u trajtuar me strehim në çdo kohë, sipas formularit tip, që i bashkëlidhet këtij vendimi.4. Zyrat e strehimit në njësitë e qeverisjes vendore bëjnë seleksionimin e formularëve të vlefshëm dhe i regjistrojnë në një sistem elektronik, i cili i jep mundësi filtrimit të të dhënave, si më poshtë vijon:a) Emri, atësia, mbiemri;b) Data e aplikimit;c) Përbërja familjare në momentin e aplikimit;ç) Statusi i punësimit;d) Statusi social;dh) Statusi i strehimit;e) Statusi ekonomik.5. Përbërja dhe funksionimi i komisionit të strehimit përcaktohen në bazë të rregullores së miratuar nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore. Në përbërje të këtij komisioni bëjnë pjesë, me të drejtat e plota të anëtarit, edhe përfaqësues nga organizatat jofitimprurëse, të regjistruara në përputhje me aktet ligjore në fuqi, të cilat mbrojnë interesat e grupeve të ndryshme sociale, të përcaktuara në nenin 5, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, të ndryshuar.6. Klasifikimi i kërkesave për strehim bëhet nëpërmjet sistemit të pikëzimit, i cili miratohet nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore për çdo projekt më vete. Formati tip i sistemit të pikëzimit jepet bashkëlidhur këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.7. Komisioni i strehimit, sa herë që në njësinë vendore zbatohet një projekt strehimi sipas ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, të ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, shqyrton kërkesat dhe dokumentacionin brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e marrjes në dorëzim të tij nga zyra përkatëse e njësisë së qeverisjes vendore dhe vendos pikët për secilin aplikues.8. Komisioni i strehimit harton listën e familjeve përfituese mbështetur në klasifikimin e kërkesave, të cilën ia paraqit zyrës së strehimit në njësinë e qeverisjes vendore.9. Zyrat e strehimit në njësitë e qeverisjes vendore, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e seleksionimit të përfituesve, njoftojnë familjet, që përfitojnë nga programet specifike të strehimit, si dhe ato që nuk kanë përfituar.10. Familjet, që nuk kanë përfituar, brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit, kanë të drejtën e ankimimit pranë organeve të qeverisjes vendore.Familjet mund ta refuzojnë formën e strehimit dhe të mbeten përsëri në listën e pritjes, vetëm kur nuk u janë plotësuar kushtet e strehimit, sipas normave në fuqi. Në rast të kundërt, u hiqet e drejta për aplikim dhe u fshihet emri nga lista e pritjes.11. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore ose personi i autorizuar prej tij, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga përfundimi i afatit 30 - ditor për ankimim, trajton ankesat e paraqitura dhe komisioni i strehimit harton listën përfundimtare të familjeve përfituese, të cilën ia paraqet zyrës së strehimit.12. Familjet përfituese, pas marrjes së njoftimit, dorëzojnë në zyrat përkatëse dokumentacionin që mbështet deklarimet e bëra në fazën e parë të aplikimit, sipas pikës 3, të këtij vendimi. Dokumentacioni përmban:a) certifikatën e lindjes së aplikantit dhe certifikatën e gjendjes familjare;b) vërtetimin për vendbanimin në bashkinë ku kërkohet strehimi ose lejen e banimit, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit;c) vërtetimin e të ardhurave neto të familjes;ç) dokumentacionin përkatës nga punëdhënësi për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;d) dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë antarët e vetëpunësuar të familjes;dh) vërtetimin nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;e) vërtetimin nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;ë) vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension;f) vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis, që mund të përdoret si e tillë;g) vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit;gj) vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;h) dokumentin zyrtar të celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja;i) vendimin e gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara;j) vërtetimin përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit;k) vërtetimin e Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar, për individë me aftësi të kufizuara, që trajtohen sipas shkronjës “i”, të shkronjës “c”, të nenit 5, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, i ndryshuar.l) dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;ll) dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Burgjeve;m) dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje.13. Zyra e strehimit në njësinë e qeverisjes vendore bën verifikimin e dokumentacionit dhe të informacionit për të ardhurat e familjes, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e dorëzimit. Nëse vërtetohet se deklarimi, dhënia e informacionit dhe faktet janë të rreme, familjes i hiqet e drejta për t`u trajtuar me programe sociale strehimi.14. Zyra përkatëse në njësinë e qeverisjes vendore ia dërgon listën përfundimtare për miratim këshillit të njësisë së qeverisjes vendore, i cili e miraton atë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e marrjes në dorëzim.15. Organet e qeverisjes vendore janë të detyruara të bëjnë publike çdo vit, nëpërmjet mjeteve të informimit publik dhe afishimit në vende të dukshme, pranë institucionit të tyre, këto të dhëna:a) Kërkesat, që duhen plotësuar për t`u trajtuar me një program specifik strehimi dhe sistemin e pikëzimit, të miratuara nga këshilli bashkiak;b) Vendndodhjen e banesave, të ndërtuara apo të blera në treg, që do të përdoren si banesë sociale me qira dhe vendndodhjen e banesave, që mund të shfrytëzohen për bonusin e strehimit;c) Personin përgjegjës me të cilin duhet kontaktuar për plotësimin a ndryshimin e të dhënave të formularit apo për çdo sqarim tjetër për plotësimin e tij;ç) Dokumentacionin që kërkohet për verifikimin e të dhënave që deklaron subjekti i interesuar;d) Procedurën që do të ndiqet nga njësia e qeverisjes vendore për miratimin e përfituesve;dh) Organin ankimor të cilit duhet t`i drejtohet subjekti që nuk është përzgjedhur si fitues, afatet kohore dhe formatin e ankimit.16. Zyrat e strehimit në njësitë e qeverisjes vendore hartojnë, administrojnë dhe përditësojnë regjistrin e familjeve në listat pritëse.17. Ngarkohen organet e qeverisjes vendore të vënë në dijeni, çdo 6 (gjashtë) muaj, Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij vendimi.18. Vendimi nr.53, datë 28.1.2005, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm, afateve dhe procedurave për të përfituar strehim nga programet e banesave sociale me qira”, shfuqizohet.19. Ngarkohen organet e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.V E N D I MPËRMIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT NDRYSHUES TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË AUSTRISË, PËR BASHKËPUNIM NË FUSHËN E KULTURËS, ARSIMIT DHE SHKENCËSNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 7 e 27, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli MinistraveV E N D O S I:Miratimin, në parim, të protokollit ndryshues të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Austrisë, për bashkëpunim në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.V E N D I MPËRMIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË AUSTRISË, PËR BASHKËPUNIM PËR HUADHËNIEN E OBJEKTEVE, QË I PËRKASIN TRASHËGIMISË SË LUAJTSHME KULTURORE TË SHTETIT, PËR EKSPOZIM NË TERRITORIN E SHTETIT TJETËRNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli MinistraveV E N D O S I:Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për bashkëpunim për huadhënien e objekteve, që i përkasin trashëgimisë së luajtshme kulturore të shtetit, për ekspozim në territorin e shtetit tjetër, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.V E N D I MPËRSHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR FUSHË – KRUJË – MILOTNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Shpronësimin, për interes renda, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, rend private, që preken nga ndërtimi I segmentit rrugor Fushë – Krujë – Milot.2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për kultura bujqësore dhe dru frutorë, me një vlerë 7 698 344 (shtatë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë, për vresht dhe dru dekorativë, me një vlerë 3 512 302 (tre milionë e pesëqind e dymbëdhjetë mijë e treqind e dy) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 11 210 646 (njëmbëdhjetë milionë e dyqind e dhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e gjashtë) lekësh.4. Shuma e përgjithshme e shpronësimit, prej 11 210 646 (njëmbëdhjetë milionë e dyqind e dhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e gjashtë) lekësh, të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave, pranë Bankës së Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”.5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 2 980 000 (dy milionë e nëntëqind e tetëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.6. Shpronësimi të fillojë në datën 3.9.2012.7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të likuidojë pronarët, për të cilët është bërë shënimi “Proces saktësimi, proces saktësimi + renda rimi dhe proces regjistrimi”, pasi të kenë përfunduar proceset e saktësimit e të regjistrimit dhe të jetë dhënë konfirmimi zyrtar nga ZRPP-ja lidhur me këtë fakt, si dhe në bazë të dokumentacionit të pronësisë.8. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZRPP-ja”, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë.9. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Laç dhe Kurbin, renda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimeve, që do t`u vihet në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në bazë të vendimeve nr.961, datë 18.9.2009, dhe nr.64, datë 3.2.2010, të Këshillit të Ministrave.10. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Laç dhe Kurbin, dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.V E N D I MPËRNJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.416, DATË 11.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË ELBASAN, TË QARKUT TË ELBASANIT”Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Në listën bashkëlidhur vendimit nr.416, datë 11.7.2007, të Këshillit të Ministrave”, shtohen pronat me nr.948 – 959 (nëntëqind e dyzet e tetë – nëntëqind e pesëdhjetë e nëntë), gjithsej, 3 (tre) fletë, sipas lidhjes 1 dhe formularëve, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Elbasan për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.V E N D I MPËRNJË SHTESË NË VENDIMIN NR.902, DATË 21.12.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË ÇOROVODË, TË QARKUT TË BERATIT”Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, ate 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli I MinistraveV E N D O S I:1. Në ate n e pronave bashkëlidhur vendimit nr.902, ate 21.12.2011, të Këshillit të Ministrave, shtohet prona me numër pasurie 4/92 (katër fraksion nëntëdhjetë e dy), sipas lidhjes 1 dhe formularit, që I bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, kryeregjistruesi I Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Çorovodë për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.V E N D I MPËRNJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2012, MIRATUAR PËR PRESIDENCËNNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Presidencës, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, t`i shtohet fondi prej 13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekësh, për shpenzime korrente.2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2012.3. Ngarkohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.V E N D I MPËRPËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALEVE “QARR” E “KALTANJ” DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISËNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentraleve “Qarr” e “Kaltanj” është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.2. Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën konkurruese përzgjedhëse, për dhënien me koncesion të këtyre hidrocentraleve, që i jepet shoqërisë “FAVINA 1”, sh.p.k.3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “Qarr” e “Kaltanj”, të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtyre hidrocentraleve.4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.V E N D I MPËRLEJIMIN E PËRDORIMIT TË PJESSHËM TË TË ARDHURAVE TË REALIZUARA NGA DREJTORIA E PËRGJITHSHME E METROLOGJISË GJATË SHËRBIMEVE METROLOGJIKE, PËR ZHVILLIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE NJOHJEN NDËRKOMBËTARE TË ETALONEVE KOMBËTARE TË MATJEVENë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë të përdorë deri në 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, nga të ardhurat që siguron nga shërbimet metrologjike, për çdo vit buxhetor.2. Këto të ardhura të përdoren për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe njohjen ndërkombëtare të etaloneve shqiptare të matjeve, sipas përcaktimeve në udhëzimin e përbashkët të ministrit të Financave dhe të ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.V E N D I MPËRDISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.718, DATË 29.10.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LISTËN E PERSONAVE TË SHPALLUR SI FINANCUES TË TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUARNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 5, të ligjit nr.9258, datë 15.7.2004, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:Në listën e personave të shpallur sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit (“Lista e OKB-së”), që i bashkëlidhet vendimit nr.718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen shtesat dhe ndryshimet, si më poshtë vijon:4. Në fund të shkronjës “A”, “Lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët”, të shtohen personat e renditur në listën “a”, “Lista e shtuar e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët”, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues, për talibanët.5. Nga lista e shkronjës “A”, “Lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët”, çregjistrohen personat e renditur në listën “b”, “Lista e të çregjistruarve nga “Lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët””, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si persona të çregjistruar nga anëtarë ose bashkëpunëtorë me talibanët me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.6. Në fund të shkronjës “B”, “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me talibanët”, shtohen kompanitë e renditura në listën “c”, “Lista e shtesave në “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me talibanët””, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues, për talibanët.7. Nga lista e shkronjës “C”, “Lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën AI-Qaida” çregjistrohen personat e renditur në listën “d”, “Lista e të çregjistruarve nga “Lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Qaida””, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si persona të çregjistruar nga anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Qaida me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.8. Nga lista e shkronjës “D”, “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al- Qaida”, çregjistrohen kompanitë e renditura në listën “dh”, “Lista e të çregjistruarve nga “Lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al- Qaida””, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si kompani të çregjistruara me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.V E N D I MPËRKOMPENSIMIN E VLERËS SË TAKSËS SË BIZNESIT TË VOGËL, TË PËRDORUR PËR RIMBURSIMIN E PAJISJEVE FISKALE E TË TAKSIMETRAVE, PËR 9 BASHKI DHE 12 KOMUNANë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Kompensimin e vlerës së taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale e të taksimetrave, për njësitë e qeverisjes vendore, përkatësisht, 9 bashki dhe 12 komuna, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.2. Fondi, në vlerën 16 156 122 lekë (gjashtëmbëdhjetë milionë e njëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e njëzet e dy) lekësh, përballohet nga Fondi i Kontingjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2012.3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.V E N D I MPËRKALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË TË SIPËRFAQES 2661 M², TRUALL, NDODHUR NË ZONËN KADASTRALE 8160, PJESË E PASURISË 7/2, DHE PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMET NR.834, DATË 13.12.20