E zë poshtë masivi i mineralit, vdes minatori në Martanesh

Krasta, qyteza e minatoreve te kromit, është tronditur sot nga një tjetër ngjarje e rëndë në një nga galeritë e shumta të shfrytëzimit, ku një minator ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.Ngjarja është shënuar vetëm pak minuta më parë në një nga galeritë e minierës, ku dy minatorët teksa po punonin për nxjerrjen e kromit janë aksidentuar rëndë pasi i ka zënë nën vehte një masiv i madh gurësh dhe dheu dhe si pasojë ka gjetur vdekjen minatori Murat Kaceli, ndërsa është plagosur Abdullah Hoti, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore në spital. Nderkohe grupi hetimor ne vendgjarje po punon per te evidentuar shkaqet e aksidentit tragjik.Ky është rasti i dytë brenda gushtit, që aksidentet në këtë minerë përfundojnë me humbje jetësh njerëzore, pasi me 10 gusht një tjetër minator ka gjetur vdekjen në ambientet e kësaj miniere. Viktima ishte Gani Toçi 61 vjeç, i cili teksa po punonte për nxjerrjen e kromit është aksidentuar rëndë pasi është zënë nga një masiv minerali. I aksidentuari eshte nxjerre nga minatoret e tjere jashte galerise, por fatkesisht nuk mundi t`i rezistojë plageve te marra dhe ndërroi jetë gjate rruges per ne spitalin e Bulqizes.