Privatizimi i Albpetrolit, Preçi: Paratë të përdoren për uljen e borxhit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2012, 16:49
Paratë që do merren prej privatizimit të Albpetrol duhet që të përdoren për uljen e nivelit të borxhit në vend.Eksperti i njohur i ekonomisë Zef Preçi ka deklaruar se është e nevojshme që paratë të përdoren edhe për të përmirësuar aspektin ekonomik në vend midis të cilave krijimi i likuiditeteve apo për të paguar për veprat publike.Ndërkohë përsa i takon ndikimit të privatizimit të Albpetrol në çmimin e karburanteve Preçi shpjegon se më tepër ndikojnë taksat e larta si dhe të kontrollohet shitja në tregjet me pakicë.Ditët e fundit çmimi i naftës në vendin tonë ka njohur pikun duke arritur në nivelin 200 lekë për litër .