Kavajë, përplasen nga makina, vdesin nënë e bijë

Një aksident tragjika ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Durrës-Kavajë. Nënë e bijë kanë humbur jetën pasi janë përplasur nga një automjet me targa angleze.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Golemit, ku nëna 28-vjeçare Violeta Metani dhe vajza e saj 1-vjeçare ishin duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin kur janë përplasur nga automjeti me targa angleze LS 54 KDK i cili drejtohej nga 40-vjeçari Latif Tola nga fshati Spitallë i Durrësit.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjeti dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit