Ngrihet task forca anti-duhan, penalitet fillojnë në 1 shtator

Baret, restorantet dhe institucionet publike që nuk do të respektojnë ligjin anti duhan do të përballen me masa drastike pas datës 1 shtator. Për të zbatuar urdhërin e ri të ministrit të shëndetësisë që lidhet me masat anti duhan në ambjentet publike, edhe në Lezhë është ngritur task forca që do të monitorojë zbatimin e ligjit.Kreu i task forcës anti duhan pranë ministrisë së shëndetësisë Roland Shuperka, ka bërë të ditur se në rastet kur nuk do të ketë veprim të drejtorisë së shëndetit publik dhe inspektorëve të terrenit, do të kërkohet shkarkimi i tyre, pasi sipas Shuperkës kjo masë nuk është një aksion i radhës por një ligj që duhet zbatuar.Në takimin që kreu i task forcës anti duhan në ministrinë e shëndetësisë Roland Shuperka kreu me drejtorin e shëndetit publik në Lezhë dhe inspektorët sanitare, është theksuar që puna e çdo punonjësi do të matet me performancën e punës së tij. Për drejtorin e shëndetit publik në Lezhë Sander Marku, urdhëri i ministrit të shëndëtësisë dhe nismat e rëndësishme të qeverisë shqiptare do të zbatohen me përpikmëri të plot, pasi ky është interesi i të gjithë qytetarëve.Gjatë kësaj periudhe është kërkuar një fushat promocioni që do të kryhet nga media dhe inspektorët sanitare, për të njohur lokalet e shërbimeve, institucionet dhe vetë qytetarët mbi urdhërin e minstrisë së shëndetësisë për të shmangur konsumimin e duhanit në ambjente publike.