Votim elektronik në 6 bashki? Celibashi: Po presim qeverinë për financimin, koha e pamundëson
Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, thotë se realizimi i votimit elektronik për 6 bashkitë në 14 maj po shkon drejt pamundësimit.
Në një intervistë për "Ora e Betit" në Rtv Ora ai tha se presin një përgjigje nga qeveria për financimin por se elementi kohq nuk është në favor.
Por e sigurt është se Vora do të aplikojë këtë votim dhe çdo bashki tjetër që i shtohet, tha ai, është pozitive.
Celibashi: Kërkesën e kemi adresuar te qeveria jo te donatorë të tjerë. Jemi në diskutime të fundit me qeverinë për të parë nëse do financojnë terësisht votimin elektronik në 6 bashkitë që kemi kërkuar apo pjesërisht. Shpresojmë që këto 2-3 ditë të marrim një përgjigje. Për kohën që kemi në dispozicion do të ishte thuajse e pamundur që ne të realizojmë votimin elektronik në 6 bashki. Nëse do kemi mundësi që këtë ta bëjmë dhe në një bashki tjetër veç Vorës do të ishte një hap pozitiv. Po presim dhe pak. Për votimin elektronik për këto bashki kishim kërkuar 23 milion dollarë.
Ai foli edhe për sistemin online të KQZ për raportimin dhe publikimin e financave të partive politike.
Celibashi: Nga pikëpamja teknike ne e kemi përfunduar ndërtimin e këtij sistemi dhe në ditët në vijim do të fillojmë me trajnimin e atyre që do ta përdorin këtë sistem duke filluar nga financierët e partive politike, audituesit dhe monitoruesit. Me siguri do të jetë i aplikueshëm dhe për këto zgjedhje.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
