Ngrirja e vulës në gjykatë, Dedaj: Nëse nuk ka vendim, opozita hyn e disavantazhuar në 14 maj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2023, 22:14
Gazetari, Reldar Dedaj, i ftuar në "Ora e Betit" tha se nëse gjykata vijon të zvarrisë çështjen e PD do të kemi një opozitë të disavantazhuar përballë mazhorancës në zgjedhjet e 14 majit.
Dedaj: Gjykata me çështjen e vulës dhe logos së PD e ka çuar situatën në një kontradiksion shumë të madh. Opozita nëse vazhdon me këtë gjendje hyn e disavantazhuar në zgjedhjet e 14 majit. Ne nuk mund të kërkojmë një opozitë të fortë me 14 maj me këtë ngërç që është krijuar.Ka një shkak madhor pse erdhi në këtë pikë.
