Dedaj: Nëse Apeli nuk vendos para zgjedhjeve, Berisha në Partinë e Lirisë me 14 maj, vulën dhe logon i merr Alibeaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2023, 22:29
Gazetari, Reldar Dedaj, i ftuar në "Ora e Betit" thotë se nëse gjykata e Apelit nuk do të ketë një vendim para zgjedhjeve lokale, vula dhe logoja e PD shkojnë te grupi i Alibeajt.
Dedaj: Ata e kanë zgjidhjen, do futen me Partinë e Lirisë. Logoja dhe vula e PD do të shkojnë te grupi i Alibeajt nëse Apeli nuk vendos para 14 majit. Thirrja e Alibeajt ishte që Apeli të vendosë para zgjedhjeve lokale që kjo dilemë të marrë fund.
