"Ofenduese të shikosh filxhan", Teologu: Zoti nuk ja humb askujt punën
Teologu, Vladimir Kera në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli mbi besnitnytë.
Kera thotë se "Kur popujt ndodhen në krizë, kur nuk dinë çfarë kërkojnë, aty vlejnë besnytnitë".
Sa i përket shikimit të filxhanit ai thotë se "Është shumë ofenduese që një fixhan që duhet ta komandoj unë të më tregojë se çfarë duhet të bëj unë".
"Zoti thotë bëni punë të mira se Zoti nuk ja humb askujt punën", shprehet ai.
Vladimir Kera: Është shumë ofenduese që një fixhan që duhet ta komandoj unë të më tregojë se çfarë duhet të bëj unë. Zoti thotë bëni punë të mira se Zoti nuk ja humb askujt punën. Ajo është e dënueshme se logjikisht është e dënueshme. Në natyrshmëri njeriu përkon me fetarin nuk e do të keqen. Është ofenduese, ti i drejtohesh gjithë universit ët Zotit dhe shkon e ofendon veten te një grua apo burr. Besimi nuk është çështje abstrakte është një gjë konkrete. Besimi pa informacion është e keqe. Keqinformimi në emër të besimit është e keqe.
"Çdo njeri a popull ka një vizion për veten e vet kur e ndërton jetën do ti ec atij vizioni. Kur popujt ndodhen në krizë, kur nuk dinë çfarë kërkojnë aty vlejnë ëndërrat, gjërat. Këtu vlejnë shumë këto hapsira, horoskoi, imagjinata dita e martë, se njeriu do të gjejë një shtysë për të bërë diçka. Më vjen gjynah për një popull që nuk e ka një vizion. Është ndryshe besimi në Zot dhe besimi në diçka tjetër. Besimi për shembull të mëson mënyrën si do të flasësh, besninya është një iluzion. Mendoj që kjo është një ngatërresë që ndodh tek ne."
