Jahjaga: Rezultati i dialogut, normalizimi i marrëdhënieve

Dialogu në mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy shteteve si shtete të pavarura dhe sovrane, me respektimi të integritetit territorial të tyre. Dialogu është rruga e vetme në këtë drejtim dhe nuk ka alternativë tjetër. Rruga e imponimit të koncepteve përmes dhunës tashmë ka përfunduar.Kështu deklaroi Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në hapjen e punimeve të konferencës ndërkombëtare "Germia Hill" e organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ministria e Punëve të Jashtme."Republika e Kosovës tashmë ka nisur një proces dialogu me Republikën e Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili do të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona të pavarura e sovrane. Republika e Kosovës është e përkushtuar për dialogun si rrugën e vetme për normalizimin e marrëdhënieve dhe të zgjidhjes së të gjitha çështjeve. Vetëm duke qenë të lirë dhe të barabartë mund të ecim bashkërisht përpara"deklaroi ajo.Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, duke folur për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se takimi i mbrëmshëm në mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç, shënon jo vetëm një simbolikë, por edhe pjesën përmbajtjesore të dialogut."Pikërisht në ditën e sotme mbahet kjo konferencë kur mbrëmë vonë kryeministri i Republikës së Kosovës Thaçi ka takuar për herë të dytë kryeministrin e Republikës së Serbisë, Ivica Daçiç - në një takim bilateral me të cilin shënon, jo vetëm pjesa simbolike, por edhe pjesa përmbajtjesore e normalizimit të relacioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Ne jemi shtet dhe shoqëri demokratike dhe besojmë se dialogu dhe kooperimi dhe jodhuna dhe konfrontimi duhet t'i zgjidhin të gjitha çështjet bilaterale" –tha ai."Takimi i radhës mes dy kryeministrave, atij të Kosovës dhe Serbisë, mund të ndodhë nga mesi i muajit të ardhshëm, në dhjetor. Besoj se këtë vit do ta mbyllim me tre takime të suksesshme mes Daçiçit dhe Thaçit. Më pas për të vazhduar me takime e bisedime te tjera në favor të paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon", ka deklaruar zëdhënësja e zyrës së Catherine Ashton, Maja Kocijancic.Ndërsa lidhur me kërkesën e liderëve dhe përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës që edhe çështja shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të jetë pjesë e dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, Kocijancic ka pohuar se "siç e dini, bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, sikurse edhe dy takimet mes Daçiç dhe Thaçit, janë të përqendruara kryesisht mbi çështje teknike, pa prekur fare statusin e Kosovës"."Ne në Bruksel i kuptojmë shqetësimet e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, por kjo varet nga dy kryeministrat. Prandaj, për Luginën e Preshevës mund të flitet në Bruksel, nëse Thaçi dhe Daçiq janë dakord dhe se kjo pyetje para Brukselit, duhet shtruar autoriteteve serbe në Beograd dhe atyre kosovare në Prishtinë", ka deklaruar Kocijancic.