Protesta të dhunshme para Parlamentit grek, ndërpritet seanca

Pasditja e së mërkurës ka mbledhur mijëra qytetarë në qendër të Athinës duke iu përgjigjur thirrjes së dy sindikatave të sektorit publik dhe atij privat, në ditën e dytë të grevës së përgjitshme në vend, që të vazhdojnë protestën tek sheshi Sintagma para parlamentit grek brenda të cilit diskutohen dhe pritet të miratohen në mbrëmje vonë masat më të rrepta ekonomike në historinë e vendit.Protestuesit kanë qëlluar me gurë, sende të tjera të forta dhe bomba molotov në drejtim të forcave të shumta të policisë, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për shpërndajren e tyre.Mijëra persona vazhdojnë të qendrojnë përballë dhe përreth godinës së parlamentit, ndërsa vendi është i paralizuar nga greva e përgjithshme 48 orëshe për të kundërshtuar masat anti-krizë të qeverisë.Projektligji i të ashtuquajturit “Memorandumi 3 i Ndihmës” është hedhur për miratim si një nen i vetëm në mënyrë urgjente pavarësisht së përbehet nga qindra faqe me reforma administrative dhe masa financiare që prekin kryesisht shtresën e varfër dhe të mesme të popullsisë.Votimi i sotshem eshte testi me i madh per qeverine Samaras qe pas ardhjes se saj ne pushtet ne qershor. Nje pergjigje pozitive do ti jepte te holla Athines per te mbeshtetur bankat e saj ne gjendje kritike dhe bere te mundur pagesen e borxhit qe pritet te kryet ne fund te ketij muaji.Kryeministri Grek Antonis Samaras pritet te kete ne favor te tij mbeshtetjen per te zbatuar shkurtimet e parashikuara te buxhetit, ne lidhje me taksat dhe reformat ne fushen e punesimit – ne votimin parlamentar te sotem. Ajo qe eshte kunder ketyre masave dhe votimit te tyre, deri me tani, eshte partia me e vogel ne koalicionin e Liberaleve Konservatore.Te gjithe jane te ndergjegjshem se nje vote e vetme e hedhur ‘kunder’ do te prishte dhe koalicionin e dobet qe e kziston ne Greqi. Partia opozitare e quajtur Syriza eshte perpjekur te bllokoje ligjin prej 500 faqesh, duke bere presion ne lidhje me kushtetueshmerine e saj, por masa u mund nga fuqia maxhoritare e qeverise.