Nikolliç reagon pas kritikave, i uron rizgjedhjen si President Obamës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2012, 21:05
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, i ka uruar sot presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, rizgjedhjen për mandatin e dytë presidencial.Siç raportojnë mediet serbe, Nikoliç ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Obamën dhe administratën e tij, për realizimin e synimeve të përbashkëta.Nikoliç ka qenë në qendër të disa raporteve të mediave se përse nuk ka uruar Obamën në ditën e fitores, ashtu si edhe kolegët e tij në rajon dhe botë.Obama është rizgjedhur në zgjedhjet e së martës, kundrejt rivalit të tij republikan, Mitt Romney.